Zbulohet ilaçi që mund të zgjasë jetën!

vovalbania July 26, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet ilaçi që mund të zgjasë jetën!

Shkencëtarët e Laboratorit të Shkencës Mjekësore dhe kolegjit Imperial në Londër të Britanisë thonë kanë gjetur një metodë për të zgjatur jetën e minjve të laboratorit për 25%, shkruan The Independant.

Ata po shpresojnë që ky ilaç të mund të përdoret edhe te njerëzit. Studiuesit zbuluan se deaktivizimi i proteinës që quhet interleukin-11 (IL11) rrit dukshëm jetëgjatësinë e minjve.

Ky trajtim ka reduktuar edhe vdekjen që mund të shkaktohet nga kanceri dhe ka ulur ndikimin e sëmundjeve që ndodhin nga inflamacioni kronik dhe metabolizmi jo i rregullt, të cilat janë të shpeshta te njerëzit në moshë të shtyrë.

Minjtë që morën terapinë jetuan për rreth 155 javë, krahasuar me minjtë që nuk e morën terapinë, të cilët jetuan për 120 javë. Për shkak që dukeshin të rinj, minjtë që jetuan me gjatë u quajtën “gjyshërit supermodelë”.

Jetëgjatësia globale do të rritet me pothuajse pesë vjet deri në vitin 2050, nga 73.6 vjet në 2022 në 78.2 vjet në 2050, sipas një studimi të botuar në revistën angleze Lancet. Revista mjekësore thotë se deri në vitin 2050, jetëgjatësia për burrat do të rritet me 4.9 vjet në 76 vjet dhe për gratë me 4.3 vjet në 80.5 vjet.

Studimi i Institutit për Shëndetin Publik, i cili merret me statistikat e shëndetit global dhe ndodhet në Universitetin e Uashingtonit në Seattle, SHBA, thekson se jetëgjatësia do të rritet më shpejt në rajonet që aktualisht kanë jetëgjatësi relativisht të ulët.

Sipas hulumtimit, rritja e vazhdueshme e jetëgjatësisë është pasojë e masave të shëndetit publik që kanë çuar në trajtimin efektiv të sëmundjeve kardiovaskulare, koronës dhe një sërë sëmundjesh të tjera infektive. Në të njëjtën kohë, shkencëtarët theksojnë se sëmundjet jo-infektive do të pengojnë rritjen e jetëgjatësisë në të ardhmen më shumë se sëmundjet infektive, duke përmendur si shembuj sëmundjet kardiovaskulare, kancerin, sëmundjet pulmonare obstruktive kronike dhe diabetin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE