Basha: Dërgojmë në Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor!

vovalbania July 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Basha: Dërgojmë në Kushtetuese ndryshimet në Kodin Zgjedhor!

Kryetari i Demokratëve Euroatlantikë, Lulzim Basha deklaroi se po përgatiten për të çuar në Gjykatën Kushtetuese votimin e djeshëm në Kuvendin e Shqipërisë lidhur me mbylljen e listave. Në një konferencë për shtyp, Basha tha se “ekipi i juristëve, në bashkëpunim dhe me ekspertë të njohur të së drejtës Kushtetuese vlerëson antikushtetushmërinë e aktit të djeshëm e po përgatit draftin e dërgimit të kësaj çështjeje në Gjykatën Kushtetuese”.

Basha, u shpreh se “revolta e qytetarëve nuk ka qenë kurrë kaq e madhe ndaj pazarit Rama-Berisha”.

Rama dhe Berisha e kanë hedhur hapin e tyre. Dje u rreshtuan të kapur dorë për dorë në një front kundër ndryshimit. Ata duan ta mbajnë Shqipërinë kështu siç e kanë bërë nga karriget e pushtetit që kanë mbajtur.

Një pazar i trupshëm, që nuk do të harrohet as falet, sepse kurrë nuk ka qenë më e qartë ndarja midis një kaste të mbyllur që kërkon ta mbaj vendin peng dhe shumicës dërrmuese të qytetarëve që kërkojnë një ndryshim të vërtetë.

Me 106 vota pro, në mbrëmje, Kuvendi i Shqipërisë miratoi draftin e dakordësuar nga PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në të fundit seancë të këtij sesioni parlamentar, kundër votuan deputetët Enkelejd Alibeaj e Dashnor Sula. Edhe këtë herë, Lulzim Basha nuk mori pjesë në votim, duke u larguar nga salla e Kuvendit.

Pjesë e ndryshimeve janë dhe hapja e listave zgjedhore. Sipas ligjit, parashikohet që listat të jenë në 2/3 e tyre të hapura e 1/3 të mbyllura. Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të llogaritet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.

Në vijim u votua kundër tre amendamenteve ligjore të sjella nga Fatmir Mediu e Lulzim Basha, si dhe kaloi i Etilda Gjonajt dhe 29 deputetëve të tjerë mbi kuotat gjinore, ku parashikohet që 30% mandatave t’i besohet zonjave në Kuvend.

Sipas ndryshimeve të votuara, në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë do të jetë e mundur që emigrantët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre, pa u detyruar të jenë fizikisht në Shqipëri, por përmes postës.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE