Deklarata e fortë e Sharon Stone për Donald Trump trondit rrjetin!
Aktorja e njohur Sharon Stone ka deklaruar se do të zhvendoset në Itali nëse Donald Trump fiton zgjedhjet presidenciale në SHBA. Stone e deklaroi publikisht se platforma e tij politike përmban elementë të dhunës dhe urrejtjes. “Sigurisht që jam duke menduar për një shtëpi në Itali. Është hera e parë në jetën time që shoh dikë që kandidon për një post të tillë me atë lloj prirjeje”-është shprehur 66 vjeçarja për mediat e huaja.
Ndërkohë, një mike e saj ka thënë për gazetarët se me shumë gjasa ajo do të transferohet në Francë. “Sharon ka një shtëpi vërtet të bukur ku jeton me fëmijët e saj në Beverly Hills, por unë e di që ajo do të largohet, e ka pasur si dëshirë edhe vite më parë”. Sharon, e cila ka studiuar për art para se t’i futej aktrimit, po punon aktualisht me pikturën. Ka planifikuar që veprat e saj të paraqiten në një ekspozitë në Berlin të Gjermanisë dhe po ashtu në Romë.
E nominuara për Oscar po bashkon forcat me fituesin e Emmy-t Bob Odenkirk për Universal Pictures dhe vazhdimin e filmit të ri të 87 North, “Nobody 2”. Ylli fitues i çmimeve ripërsërit rolin e tij si familjar dhe ish-vrasës i quajtur Hutch Mansell, ndërsa Stone do të jetë aktorja kryesore e filmit. Ekipit të filmit i bashkohet ylli, dyshja e 87North, Kelly McCormick dhe David Leitch, Marc Provissiero dhe Braden Aftergood.
Filmi i parë u xhirua me një buxhet prej 16 milionë dollarësh dhe u publikua gjatë pandemisë, duke fituar mbi 57.5 milionë dollarë në mbarë botën. Në një breshëri grushtash, plumbash dhe gomash që djegin asfaltin, protagonistit i kërkohet të shpëtojë familjen e tij nga një rival i rrezikshëm dhe të sigurojë që askush të mos e nënvlerësojë kurrë. Sipas Hollywood Reporter, Universal ka vendosur “Nobody 2” të dalë në kinema më 15 gusht 2025.