Erion Braçe, postim për dorëheqjen e kryeparlamentares: Nikolla, fuqia e qetë e Kuvendit!

vovalbania July 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Erion Braçe, postim për dorëheqjen e kryeparlamentares: Nikolla, fuqia e qetë e Kuvendit!

“Lindita Nikolla, fuqia e qetë e Kuvendit”. Kështu e cilëson Erion Braçe në një postim, pasi një ditë më parë Nikolla njoftoi dorëheqjen nga posti i kryeparlamentares, për arsye shëndetësore.

LINDITA NIKOLLA ISHTE FUQIA E QETE E KUVENDIT!

NJE GRUA E DENJE-PLOTE DINJITET, SERIOZE, E PERMBAJTUR, E PERULUR, KURRE ARROGANTE, E PAQTE ne nje salle e kohe qe te tjeret e sollen perballe saj si LUFTE, FUSHE BETEJE;

U PERBALL me situaten me te rende, sulmin me te eger-personal e ndaj INSTITUCIONIT ME TE LARTE TE REPUBLIKES ne 33 vite;

Kujtoj i turperuar nisjen, kur kolege tanet as denjuan te hedhin fleten e votimit ne kuti, por e grisen ne nje akt te ulet e fyes per nje grua qe su kish asnje faj; siç kujtoj po aq i turperuar tymin e flaken, shkrepsen e flakadanet, cizmet e karriget, sharjet e fyerjet lume, te cilat nuk duhet te ndodhnin kurre as ne vendin me anormal te botes;

Po e perseris, pa asnje shkak te perligjur, shkaktuar nga LINDITA NIKOLLA-nga ne si cenim lirie apo demokracia ne Kuvend, por per arsye qe ishte e mbeti deri dje vone ne darke mua aty-ne salle, ARSYE TERESISHT E BRENDESHME E TYRE!

Pertej kesaj, LINDITA NIKOLLA ja doli te ishte aty, QENDROI, DUROI, PERBALLOI, QETESOI, NORMALIZOI ne emer te dinjitetit te Kuvendit e Republikes, interesit publik te qytetareve te ketij vendi; nuk eshte pak kjo, eshte shume ne mes te nje LUFTE!

Ne anen tjeter, dua ta falenderoj kryetaren NIKOLLA edhe personalisht; me keni duruar, e kam tepruar, ju kam vene ne veshtiresi shpesh nga vendi e nga foltorja, dhe sinqerisht ju jam mirenjohes per hapesiren qe me keni lejuar ne cdo rast;

Shume faleminderit!

Në mbyllje të rrugëtimit 3-vjeçar si kryetare e Kuvendit, Nikolla njoftoi largimin me një mesazh e me një lutje që të mos spekulohet politikisht.

Jam përpjekur të jap më të mirën time, çdo ditë, për të siguruar mbarëvajtjen e punës së këtij parlamenti. Pa i hyrë në hak askujt në këtë sallë. Nëse dikujt i kam krijuar një përshtypje tjetër e siguroj se nuk ka qenë në asnjë mënyrë qëllimi im. Nëse me ndokënd kam gabuar padashje, i kërkoj ndjesë!

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64075 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE