Kryeministri hungarez Orban nuk ndal kritikat ndaj Perëndimit!

vovalbania July 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kryeministri hungarez Orban nuk ndal kritikat ndaj Perëndimit!

Kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, sërish ka kritikuar Bashkimin Europian gjatë një fjalimi në një qytet rumun, ku i bëri jehonë axhendës së tij nacionaliste, përfshirë dhe ofrimin e mbështetjes së plotë për ish-presidentin amerikan, Donald Trump.

Në fjalimin e mbajtur sot e që zgjati për pothuajse dy orë e gjysmë, Orban vuri në dukje se vizita e tij në Rumani ishte pozitive dhe diskutoi me homologun rumun në lidhje me hekurudhën e re të shpejtë midis Bukureshtit e Budapestit, si dhe për anëtarësimin e Rumanisë në zonën pa viza, Schengen. Aktualisht, regjimi pa viza për Rumaninë vlen vetëm për udhëtimet ajrore e detare.

Gjatë fjalimit, Orban preku të njëjtat tema që i ka promovuar si kryeministër. Ai kundërshtoi politikat e disa vendeve perëndimore që promovojnë ose mbrojnë të drejtat e lesbikeve, homoseksualëve, biseksualëve e transgjinorëve, si dhe mbështeti, ato të cilave iu referua si “vlera të krishtera”.

Nuk ka moral publik në Perëndim. Këtë mund ta shihnit edhe në hapjen e Olimpiadës së Parisit. Ndryshe nga liberalët, ne duhet të ngrejmë një flamur rreth të cilit mund të mblidhen të guximshmit, nacionalistët e të krishterët e rinj.

Po ashtu, akuzoi udhëheqjen e Bashkimit Europian për një luftë të vazhdueshme, referencë e dukshme për mbështetjen e fortë të Brukselit ndaj Ukrainës në luftën e saj kundër pushtimit rus.

Viktor Orban ka mbështetur Trump-in, i cili po garon si kandidat i republikanëve për zgjedhjet presidenciale amerikane të nëntorit të këtij viti. Udhëheqësi hungarez, i cili u takua me Trump-in në Florida, më herët gjatë këtij muaji, parashikoi fitoren e ish-presidentit në zgjedhjet amerikane.

Dhe nëse Europa nuk ndryshon politikën e paqes deri, atëherë pas fitores [së Trump-it], Europa do të duhet që të pranojë humbjen e saj.

Orban e mbajti këtë fjalim gjatë vizitës në qytetin e vogël të Tusnadit e që gjendet në një rajon të Rumanisë ku ka popullsi të madhe të hungarezëve etnikë. Gjatë mandateve të tij si kryeministër i Hungarisë, shpesh herë, Orban ka mbrojtur kauzën e hungarezëve etnikë që jetojnë në mbarë vendet e Europës Lindore, në disa raste edhe duke antagonizuar grupet nacionaliste në vende të tjera, si Ukraina.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65755 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE