Kuvendi i jep “OK” ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, detajet!

vovalbania July 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Kuvendi i jep “OK” ndryshimeve të Kodit Zgjedhor, detajet!

Me 106 vota pro, në mbrëmje, Kuvendi i Shqipërisë miratoi draftin e dakordësuar nga PS-PD për ndryshimet në Kodin Zgjedhor. Në të fundit seancë të këtij sesioni parlamentar, kundër votuan deputetët Enkelejd Alibeaj e Dashnor Sula. Edhe këtë herë, Lulzim Basha nuk mori pjesë në votim, duke u larguar nga salla e Kuvendit.

Pjesë e ndryshimeve janë dhe hapja e listave zgjedhore. Sipas ligjit, parashikohet që listat të jenë në 2/3 e tyre të hapura e 1/3 të mbyllura. Kodi i ri Zgjedhor bën edhe një tjetër ndryshim. Pragu elektoral kombëtar do të jetë 1%. Kjo iu jep mundësi përfaqësimi partive të vogla, por mandati për to do të llogaritet vetëm nëse në një qark të caktuar tejkalojnë shifrën e 7 mijë votave.

Në vijim u votua kundër tre amendamenteve ligjore të sjella nga Fatmir Mediu e Lulzim Basha, si dhe kaloi i Etilda Gjonajt dhe 29 deputetëve të tjerë mbi kuotat gjinore, ku parashikohet që 30% mandatave t’i besohet zonjave në Kuvend.

Sipas ndryshimeve të votuara, në zgjedhjet e ardhshme, për herë të parë do të jetë e mundur që emigrantët shqiptarë të shprehin vullnetin e tyre, pa u detyruar të jenë fizikisht në Shqipëri, por përmes postës.

Referuar vendimit, KQZ-ja drejton, mbikëqyr dhe është përgjegjëse lidhur me procesin për përgatitjen e zgjedhjeve, si dhe organizon votimin e numërimin. Çdo ent tjetër shtetëror ose privat që përfshihet në këtë proces detyrohet të zbatojë rregullat e përcaktuara në këtë Kod e në aktet nënligjore që miraton KQZ-ja, në zbatim të tij. Votimi do të kryhet me postë, që zgjidhet po nga KQZ-ja. Çdo emingrant duhet të regjistrohet me adresën e saktë se ku banon. Pas kësaj, emri i tij hiqet nga lista e votuesve në zonën ku ka jetuar edhe pse vota e tij do t’i shtohet zonës zgjedhore ku rezulton i regjistruar në Shqipëri.

Sa i takon listave të hapura, me ligjin e ri, partitë do të dorëzojnë në KQZ dy lista: listë shumemërore të fiksuar të kandidatëve, si dhe listën shumemërore të kandidatëve, që i nënshtrohen votimit parapëlqyes. Lista e fiksuar renditet me shifra duke nisur nga njëshi, ndërsa lista shumemërore e kandidatëve me votim të parapëlqyer nga zgjedhësit, në rend alfabetik sipas mbiemrave të tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63830 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE