‘Na riktheni vendin tonë’/ Mijëra konservatorë të djathtë protestojnë në Londër kundër politikave liberale!

vovalbania July 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
‘Na riktheni vendin tonë’/ Mijëra konservatorë të djathtë protestojnë në Londër kundër politikave liberale!

Mijëra protestues zbritën sot në qendrës të Londrës me flamurë anglezë dhe këngë patriotike për të protestuar kundër politikave liberale qeveritare të emigracionit, grupeve LGBT dhe kufizimeve të perceptuara të lirive, duke brohoritur “Na riktheni vendin tonë!” në mitingun e drejtuar nga radikali Tommy Robinson.

Demonstruesit u mblodhën para gjykatës së lartë dhe më pas marshuan në sheshin qendror Trafalgar Square, në atë që organizatori Robinson tha se do të ishte “mitingu më i madh patriotik në Britani”.

Policia kishte mbushur kryeqytetin me rreth 1,000 efektive për të ruajtur rendin në mitingun e djathtë, ndërsa një anti-miting “anti-racist” dhe një paradë homoseksualësh po zhvilloheshin 2 km larg vendit.

Rrjeti vendas Daily Mail shkruante se në protestën e djathtë kishte flamurë britanikë, Anglezë, skocezë e uellsianë.

Disa protestues mbanin pankarta ku shkruhej ‘Jo e djathtë ekstreme, thjesht e drejta’, teksa në gjuhën angleze fjala ‘right’ do të thotë dhe “e djathta” edhe “e drejta”.

Në protestë kishte gjithashtu thirrje anti-muslimane dhe anti-qeveritare.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE