Olimpiada, incidenti i parë/Organizatorët i kërkojnë ndjesë Koresë së Jugut!

vovalbania July 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Olimpiada, incidenti i parë/Organizatorët i kërkojnë ndjesë Koresë së Jugut!

Organizatorët e Olimpiadës së Parisit i kërkuan falje Koresë së Jugut pasi delegacioni i tyre u emërua Republika Popullore Demokratike e Koresë, në transmetimin televiziv maratonë të ceremonisë së hapjes në lumin Senë, një ditë më parë.

Republika Popullore Demokratike e Koresë është emri zyrtar i Veriut komunist. Dy Koretë janë ndarë që nga Lufta Koreane e viteve (1950-53). Të dy shtetet aziatike janë të ndara nga një zonë e çmilitarizuar dhe një traktat i përbashkët paqeje nuk është nënshkruar kurrë.

Ne kërkojmë falje sinqerisht për gabimin e bërë në prezantimin e atletëve koreanë gjatë transmetimit të ceremonisë së hapjes, deklaroi Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) në llogarinë e tij në X.

Seuli zyrtar shprehu pakënaqësinë në lidhje me incidentin. Sipas Ministrisë së Sporteve në Seul, po kërkohet një takim me shefin e IOC-së, Thomas Bach. Komiteti Olimpik Kombëtar i Koresë së Jugut ka njoftuar gjithashtu se do t’i dërgojë një letër proteste IOC-së për të parandaluar që të tilla ngjarje, të mos përsëriten në të ardhmen.

Pavarësisht se u parapri nga sabotimi i trenave të shpejtësisë së lartë në Francë e tashmë një pjesë e problemit u zgjidh, Olimpiada e Parisit nisi me një spektakël magjik. Lojërat Olimpike të Parisit u hapën dje në një pasdite plot shi, me një ceremoni të jashtëzakonshme dhe me ngjyra në zemër të kryeqytetit francez, duke kulmuar me ndezjen e flakës olimpike. Shiu i rrëmbyeshëm nuk e zbehu humorin e atletëve që parakaluan me varka në Senë.

Monumentet e Parisit si katedralja “Notre Dame”, Luvri e Pont Neuf u shfaqën dukshëm në një show luksoz, teksa Franca shpalosi kulturën dhe historinë, nga revolucioni i vitit 1789 te “Les Misérables” i Viktor Hygos, duke u bërë gjithashtu homazhe atyre që rindërtuan katedralen “Notre Dame”-it, pas shkatërrimit në zjarrin e vitit 2019.

Lady Gaga performoi një këngë kabare franceze me kërcimtarë dhe Céline Dion këndoi “L’Hymne à l’amour” nga Kulla Eiffel, që disa minuta më parë ishte vendi i një shfaqjeje gjigante me drita, performanca e saj e parë në vite pasi u diagnostikua me Sindromin e Personit të Ngurtë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE