Si të shijoni plazhin edhe gjatë menstruacioneve…

vovalbania July 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Si të shijoni plazhin edhe gjatë menstruacioneve…

Zgjidhni mbrojtjen e duhur për të shkuar në plazh gjatë menstruacioneve. Siguria se jemi të mbrojtura në mënyrë që periodat të mos bëhen të dukshme është komoditetni më i madh që secila prej nesh kërkon ato ditë ndaj kujdesuni që të keni marrë masat e duhura si tamopnë, peceta etj.

Në ditët e menstruacioneve lëkura bëhet më e ndjeshme ndaj rrezeve të diellit. Në këto kushte sigurohuni që kremi mbrojtës të jetë minimumi 50 SPF që mbrojtja të jetë maksimale dhe lëkura të mos digjet. Kushdo që ka përjetuar momente të ndërlikuara gjatë një daljeje teksa ka qenë me menstruacione, e di se është e nevojshme të përgatitet për më të keqen. Është një ide e mirë që të keni veshje shtesë, peceta, sapun, tampona dhe pajisje të tjera tualeti.

Ekspertët thonë se depilimi bëhet më i dhimbshëm gjatë periudhës së menstruacioneve. Kjo pasi ndjeshmëria e lëkurës është më e madhe. Pavarësisht se mund t’ju pëlqejë një kostum me forma më të ekspozuara, është mirë që të mos jetë ajo zgjedhja gjatë ditëve të menstruacioneve. Kjo pasi barku mund të duket më i fryrë dhe do të jeni të parehatshme për shkak të ciklit menstrual.

Nëse nuk e dinit, çdo ndjenjë apo shprehi e jona e përditshme ndikon në organizmin tonë dhe shkakton ndryshime të mëdha në lidhje me trupin dhe menstruacionet tona. Ndonjëherë ndodh që të shqetësohemi rreth arsyeve të ndryshme se pse mund të kemi vonesë të periodave. Shpesh herë kjo na krijon stres apo na prish plane të shumta.

Ngjyra, sasia, rregullsia e periodave mund të thotë shumë për shëndetin e një gruaje. Si i përjeton një grua nuk i përjeton një tjetër dhe nëse mendoni se diçka nuk shkon me ciklin tuaj, nuk do të thotë domosdoshmërisht që keni një problem shëndetësor. Të tilla çrregullime mund të ndodhin për shumë arsye, por sipas ekspertëve nëse këto të fundit nuk zgjidhen për 3 muaj atëherë duhet të bëni një kontroll.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 62628 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE