Stellantis kërkon të largojë markat e makinave që nuk fitojnë shumë para!

vovalbania July 27, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Stellantis kërkon të largojë markat e makinave që nuk fitojnë shumë para!

Stellantis kërcënon të largojë markat e makinave që nuk fitojnë shumë para. 14 marka makinash Stellantis operojnë nën të njëjtën “çati”. Në rast se nuk i mbani mend të gjitha, ato janë Citroen, Fiat, Opel, Vauxhall, Peugeot, Abarth, Ram, Dodge, Chrysler, Jeep, Lancia, DS Automobiles, Alfa Romeo dhe Maserati.

Klubi i automobilave lindi në fillim të vitit 2021 kur Grupi PSA u bashkua me Fiat Chrysler Automobiles. Formacioni masiv mund të përmirësohet në një moment në të ardhmen, sipas CEO të Stellantis, Carlos Tavares, i cili së fundmi tha se markat jofitimprurëse do të përfundojnë prodhimin.

“Nëse nuk fitojnë para, ne do t’i mbyllim. Nuk mund të përballojmë të kemi marka që nuk bëjnë para. Është kaq e thjeshtë”-tha Tavares. Kreu i kompanisë nuk përmendi asnjë markë që është në rrezik për t’u hequr menjëherë, por disa janë në një rrezik më të lartë se të tjerët.

Ekspertët e industrisë thonë se Stellantis mund të përpiqet të shesë Maserati dhe të ndërpresë Lancia ose DS. Megjithatë, të gjitha janë spekulime në këtë pikë. Ajo që ne dimë është se ka disa marka “nën ombrellën” gjigante të kompanisë që janë shumë të mëdha për të dështuar si Fiat, Opel/Vauxhall, Peugeot, Citroen, Jeep dhe Ram.

Stellantis është prodhuesi i katërt më i madh i makinavee në botë, por menaxhimi i kaq shumë markave po rezulton të jetë i vështirë në një industri gjithnjë e më konkurruese. Aksionet e kompanisë janë ulur këtë vit me 22% pas rezultateve financiare më të dobëta se sa pritej në gjysmën e parë të vitit 2024.

Ndërkaq, disa nga prodhuesit më të mëdhenj të automjeteve po shpenzojnë miliarda euro në motorë të rinj me derivate. Stellantis është kompania e radhës e automjeteve që sinjalizon se nuk ka ndërmend të braktisë prodhimin e makinave me derivate. Bëhet e ditur se prodhuesi që zotëron 14 marka po shpenzon 6 miliardë dollarë në Amerikën e Jugut për prodhimin e motorëve dhe mainave të reja.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65819 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE