“Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore…”/ Spiropali: PS i vetmi propozim realist për Shqipërinë!

vovalbania July 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore…”/ Spiropali: PS i vetmi propozim realist për Shqipërinë!

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në mbledhjen e Kongresit të PS foli për drejtësinë, ku u ndal edhe tek zyrtarët socialistë, të cilët janë para drejtësisë.

Spiropali u shpreh se lista e kolegëve apo ish kolegëve që kanë probleme me drejtësinë është e gjatë, por kjo është një bast i tyre personal.

Sipas saj, përgjegjësi e tyre është individuale dhe jo është e pashmangshme.

Spiropali: Ne kemi rikthyer në jetë pushtetin e drejtësie. Ka një listë jo të vogël me kolegë që kanë një bast personal me drejtësinë. Është e rendë, por e pashmangshme që beteja e tyre të jetë individuale. Di që nuk ka asnjë të vërtetë në pohimin cinik që e gjithë klasa politike është njëlloj dhe njëlloj në futjen të dorës në fondet publike

Këtë gjë e ndan drejtësia dhe ne duhet të presim. Kush ka gabuar me dashje duhet të paguajë dhe kush vërteton të kundërtën e ka të hapur derën e mbyllur përkohësisht. Askush nuk mund të linçohet në emër të gjyqeve popullore. Prezumimi i pafajësisë është i drejtë.

Ne duhet të kuptojmë se zgjidhjet juridikë janë të pamjaftueshme nëse ato nuk parashoqërohen me mjete politike.

Ne shkojmë në zgjedhje si një organizatë politike që reflektojmë nivelin e shoqërisë shqiptare. PS është i vetmi propozim realist për Shqipërinë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65691 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE