“Më mirë bëhem virale me deklarata, se sa të shes dashuriçka për famë…”, me kë e ka Erjola Doci?

vovalbania July 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Më mirë bëhem virale me deklarata, se sa të shes dashuriçka për famë…”, me kë e ka Erjola Doci?

Pas përfundimit të eksperiencës së saj në BBV3, Erjola Doci vendosi të shkëputej për disa kohë edhe nga emisioni “E diell” duke marrë kohë për të pushuar e për t’u rikthyer me projekte të reja në sezonin e ri televiziv.

Megjithatë, ajo ishte e pranishme në “Trotuar” në puntatën finale, ku si gjithmonë ka qenë pikante me deklaratat e saj.

Teksa Manushi i kërkoi të hiqte vathët pasi bënin zhurmë në mikrofon, të cilat Erjola i kishte të një brandi luksoz, u rihap sërish tema e deklaratave të bujshme të Erjolës për shpenzimet e saj ndaj kujdesit të vetes, ndërsa moderatorja nuk e ka kursyer një përgjigje.

“Unë e kam shprehur, më mirë bëhesh virale me deklarata pompoze se sa të shesësh dashuriçka për famë, jetën personale e shumë gjëra të tjera. Kështu që njeri e di vet“, u shpreh Erjola ndërsa kjo u duk si një ‘thumb’ kundrejt disa personazheve në showbiz.

Pjesë nga biseda:

Manushi: Vathët e tua bëjnë zhurmë. Hiqe njërin.

Erjola: (Nguron t’i heqë vathët) Se s’dua ta them këtu, mos i bëjmë reklamë.

Nevina: Po s’ka ndonjë gjë se…është brand ndërkombëtar.

Erjola. Iku. Janë Van Cleef.

Nevina: Çmimin thuaj o Erjola se aty të rëndohen ato. Çmimi e ka kaluar krehërin 2 mijë euro.

Erjola: I kam dhuratë. Nuk ia vlen.

Ronaldo: E ka kaluar Erjola periudhën që flisnim për çmimet. Tani flet vetëm për libra…Libra gatimi.

Erjola: Unë e kam shprehur, më mirë bëhesh virale me deklarata pompoze se sa të shesësh dashuriçka për famë, jetën personale e shumë gjëra të tjera. Kështu që njeri e di vet

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65745 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE