Nesër seanca për votimin e Spiropalit dhe ministrave të rinj, Bardhi akuza Presidentit: Si ushtar i ka dekretuar me urgjencë!

vovalbania July 28, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Nesër seanca për votimin e Spiropalit dhe ministrave të rinj, Bardhi akuza Presidentit: Si ushtar i ka dekretuar me urgjencë!

Nesër do të mbahet seanca plenare për votimin e Elisa Spiropalit si kryetare Kuvendi dhe ministrave të rinj, të cilët u emëruan sot nga Rama.

Seanca parlamentare do të mbahet në orën 18:00.

Ndryshimet u bënë sot nga kryeministri Edi Rama, ndërsa menjëherë pas përfundimit të Kongresit të PS-së shkoi tek Presidenti Begaj.

Pas këtij vendimi Gazment Bardhi ka hedhur akuza ndaj Presidentit Bajram Begaj. Në një reagim, ai tha:

“Kolegë, Presidenti si roje e godinës së Presidencës ka bërë dekretimin e ministrave të rinj me urgjencë dhe pa asnjë verifikim. Administrata e Kuvendit më njofton që nesër në orën 18:00 do te ketë seancë të jashtëzakonshme parlamentare për emërimet në Qeveri. Njoftimi zyrtar do ju përcillet edhe me e-mail”.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65812 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE