U bllokuan në det pasi gomonia pësoi defekt, shpëtohet familja prej 9 anëtarësh në Borsh!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![U bllokuan në det pasi gomonia pësoi defekt, shpëtohet familja prej 9 anëtarësh në Borsh!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/07//u-bllokuan-ne-det-pasi-gomonia-pesoi-defekt-shpetohet-familja-prej-9-anetaresh-ne-borsh.jpg)
Një familje prej 9 anëtarësh ka shpëtuar mrekullisht në plazhin e Borshit, pasi gomonia me të cilën po lundronin pësoi defekt në motor.
Personat nga Tirana u rrezikohej jeta në mjetin lundrues që kishte pësuar defekt në det.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare dhe Njësia Policore Detare shkuan në afërsi të plazhit Krorëz, dhe konstatuan familjen.
Në bordin e tij ndodheshin drejtuesi dhe 8 familjarët e tij, të cilët kishin dalë së bashku për guidë turistike në këtë zonë.
Të nëntë shtetasit u transportuan me mjetin e Njësisë Speciale Delta në Portin e Sarandës, në gjendje të mirë shëndetësore.
Gjithashtu, mjeti i tyre lundrues u transportua nga Policia po në këtë port.