Del në shitje ishulli Drake, me 15 “fantazma” rezidente…

vovalbania July 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Del në shitje ishulli Drake, me 15 “fantazma” rezidente…

Një ishull prej gjashtë hektarësh në brigjet e Devon i kompletuar me plazh privat, fortifikime dhe leje planifikimi për një hotel luksoz ka dalë në shitje. Ishulli Drake, vetëm 600 metra larg Plymouth të Anglisë, është përdorur si një mbrojtje ushtarake për qindra vjet me topat e shekullit të 18-të ende në pozicion dhe të përfshirë në shitje.

Bëhet e ditur se në Drake ndodhen kazerma të vjetra të kompletuara me predha dhe depo baruti nëntokësore. “Ai ka mbi 2000 vjet histori, ndërtesa e parë e regjistruar është në vitin 1135”-tha pronari aktual, Morgan Phillips. Phillips e bleu ishullin në vitin 2019 për 6 milionë paund dhe ka punuar për ndërtimin e një hoteli.

“Plymouth po përpiqet të bëhet një destinacion turistik, është një rrugë e gjatë. Ajo që ne me të vërtetë kemi nevojë është që ishulli të ecë përpara dhe dikush që ka buxhetin që të jetë në gjendje ta bëjë këtë”-shpjegoi ai. Siç raportohet, ishulli është emëruar pas Francis Drake i cili u nis nga ishulli për të përshkuar globin në vitin 1577. Nuk ka asnjë çmim fiks udhëzues, por kostot e rinovimit vlerësohen në rreth 25 milion paund. “Megjithatë, çdo pronar i ri mund të mos jetë i vetëm, me 15 fantazma rezidente, të gjithë ish-ushtarakë”.-thotë Morgan.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64000 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE