Disa nga personazhet Vip që kanë postuar foto nga varri i të afërmve të tyre!
Ditën e sotme po qarkullon kudo një foto e këngëtares shqiptare me famë botërore, Bebe Rexha, e cila ka viziatuar varrin e gjyshit të saj në Dibër gjatë qëndrimit të saj në Shqipëri. Jo vetëm kaq, po ka publikuar edhe disa video ku shihet duke qarë përballë varrit të njeriut të saj të afërm.
E jo vetëm Bebe, por edhe personazhe të tjerë të showbizit shqiptar kanë publikuar më parë foto nga varri i të afërmit të tyre. Por a është ky një veprim i drejtë?
Stresi është ndër personazhet që publikon më shumë foto në varret e të afërmve të tij, ku shumë prej tyre janë shokë të tij, të cilat kanë qenë pjesë e botës së krimit.
Megi Pojani ka publikuar para disa kohësh disa video teksa duket duke pastruar varrin e gjyshes së saj. Video të cilat për shkak të mungesës së seriozitetit dhe të qeshurave në atë vend është gjykuar shumë nga fansat, por edhe nga personazhe VIP. Rast, i cili ka marrë shumë vëmendje atë kohë dhe Megi u ka kërkuar falje të gjithë njerëzve që u prekën nga ato video dhe u ka shpjeguar se nuk ishte qëllimi i saj të tallej dhe aq më pak me familjarët e saj, por për të çdraumatizuar situatën.
Gold Ag ka publikuar foto nga varri i babait të tij, ku gjithashtu më vonë ka publikuar një foto ku ka treguar se edhe djali i tij i vogël e viziton varrin e gjyshit të tij.
Mozzik është gjithashtu një nga personazhet që ka publikuar foto nga varri i mikut të tij, ku dhe nuk kanë munguar fjalët prekëse për të.