Ditët e fundit të korrikut, ja parashikimi i motit për sot!
Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se ditën e sotme vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme dhe kjo si rezultat i masave ajrore të nxehta, me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta përgjatë relieveve malore në veri e në lindje të vendit, nga ku do të pasohen me reshje të dobëta shiu në formë pikash.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim-verilindje e me shpejtësi mesatare 1-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare, kryesisht pas orëve të mesditës, era fiton shpejtësi 11-16 m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-3 ballë.
Temperaturat parashikohen:
Shkodër
23/38
Diell
Kukës
20/36
Diell re
Lezhë
23/37
Diell
Dibër
19/34
Diell re
Durrës
23/39
Diell
Tiranë
24/37
Diell
Elbasan
23/39
Diell
Berat
21/40
Diell
Vlorë
23/38
Diell
Korçë
19/35
Diell re
Gjirokastër
19/39
Diell
Sarandë
23/37
Diell