Ministri Hasani takohet me homologun boshnjak Konakovic: Fokusi, integrimi në BE!

vovalbania July 29, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Ministri Hasani takohet me homologun boshnjak Konakovic: Fokusi, integrimi në BE!

Sfidat e rajonit në një kohë me zhvillime të shumta ndërkombëtare, si dhe integrimi i dy vendeve në Bashkimin Evropian ishin në fokus të konferencës së përbashkët të Ministrit të Jashtëm Igli Hasani me homologun e Bosnjë- Hercegovinës, Elmedin Konaković.

“Procesi i integrimit evropian është një sfidë dinamike, vlerësojmë hapat e Bosnjë Hercegovinës në BE, rekomandimi është stimul, kjo prespektivë që kemi zgjedhur na ndihmon për të na afruar më shumë, konstatuam se Shqipëria dhe Bosnja kanë qasje të njëjtë për bashkëpunim rajonal”, u shpreh ministri Hasani.

“Nuk mund të flasim për çështje ekonomike dhe siguri kur nuk kemi paqe, është e rëndësishme të kemi qetësi në rajon. kemi hartuar planet tona për të patur një integrim sa më të shpejtë dhe po shfrytëzojmë të gjitha mundësitë që na jepen në rrugën për integrimin, evropianët po presim të tregojë kapacitetet tona”, theksoi homologu boshnjak Konakovic.

Në konferencën e përbashkët për shtyp, Ministri i Jashtëm Igli Hasani tha se i ka kërkuar homologut të tij ndryshim të optikës mbi Kosovën, e veçanërisht të të anëtarësimit të saj në nismat europiane.

“Kërkova rivlerësim për qëndrimin për anetarësimin e kosovës në disa nisma europiane, si vende fqinje në rajon, në funksion të paqes dhe stabilitetit lipset që Kosova të shihet në optikë optimale, bashkëkohore”, shtoi ministri Hasani.
Në fund të vitit të shkuar, dy vendet vendosën rihapjen e ambasadave në Tiranë e Sarajevë dhe për ministrin Hasani kjo tregon rritjen e bashkëpunimit mes dy vendeve.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65722 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE