Ndryshimi i Kodit të Punës për lejen vjetore, Kuvendi: Punonjësve u kemi shtuar dy ditë pushime!

vovalbania July 29, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Ndryshimi i Kodit të Punës për lejen vjetore, Kuvendi: Punonjësve u kemi shtuar dy ditë pushime!

Kuvendi ka sqaruar sot ndryshimet e fundit në Kodin e Punës që kanë të bëjnë me lejen vjetore të punonjësve.

Në një sqarim për Top Channel, Kuvendi bën të ditur se përmes këtyre ndryshimeve, leja vjetore e punonjësve nuk do të jetë më 4 javë kalendarike, por 22 ditë pune.

“Ishte 4 jave kalendarike u bë 22 ditë pune. E bëmë me ditë për ti dhënë kuptim qëllimit që nëse punëmarrësi kërkon dy ditë a tre ditë nga leja të ketë sens llogaritja kur leja është me ditë jo me javë. 4 javë kalendarike janë 28 ditë. 22 ditë punë janë pa llogaritur të shtunë, të diel ose nga e hëna në të premte. 22 plus 4 fundjava, të diela dhe të shtuna, domethënë 8 ditë, janë 30 dite. Me ndryshimet në Kodin e Punës, punonjësve u kemi shtuar 2 ditë”, sqaron Kuvendi.

Më herët, Konfederata nëpërmjet një njoftimi paralajmëroi se do të ketë grevë.

Në turren e projektligjeve te miratuara vetetimthi diten e fundit te ketij sezoni Parlamenti Shqiptar me propozim te disa deputeteve anonim dhe vegla te oligarkise ekonomike dhe financiare eshte miratur ndryshimi i Kodit te Punes pa asnje konsulim paraprak me aktoret social dhe grupet e interesit, pa kaluar ne asnje strukture konsultuese si Keshilli Kombetar i Punes apo Ministria pergjegjese per mardhenit e punes.

Sipas ketij propozimi i cili ka te beje me Kohen e pushimeve vjetore te pagueshme, është hequr nga Kodi i punes, Neni 92 pike 2 togfjaleshi “4 javë kalendarike” , dhe është ndryshuar me togfjalshin “22 ditë kalendarike”.

Urojme te jete lajthitje apo lapsus ku eshte ngatrruar dhe zevendesuar fjala “dite kalendarike” me “dite pune”

KSSH kerkon nga Qeveria dhe Parlamenti shpjegime dhe transparencen e duhur: “Nëse ndryshimi do të ishte me togfjaleshin “22 dite pune”, atëhere nuk do të përfshiheshin dita e shtune dhe e diele, qe do të bente të mundur llogaritjen e pushimeve vjetore ne 28 dite gjithsej.

Në qofte se ndryshimi do ishte në formën “22 ditë pune”, do ishte në përputhje me Konventën C52 te 22 shtatorit 1939, Konventen C132 te 30 qershorit 1973 dhe Rekomandimin Ne.47 te ILO-s , te cilat garantojne standartet minimale per pushimet vjetore te pagueshme. Si dhe Konventen C144 “Per Konsultimet Tripaleshe per te nxitur Zbatimin e Standarteve Nderkombetare te Punes, te vitit 1976 hyre ne fuqi 16 maj 1978.

Ne te kundert, ky ndryshim ligjor ne formën e prezantuar publikisht do ule ne 6 dite kohen e pushimeve vjetore te pagueshme eshte antikushtetues, perkeqeson ndjeshem poziten e punemarresit dhe humb nje te drejte te fituar per dekada nga punemarresit, perfshire edhe kohen para viteve 1990.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64384 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE