Përgatiten në shtëpi, tri maska të thjeshta për depilimin e qimeve në fytyrë!

vovalbania July 29, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
Përgatiten në shtëpi, tri maska të thjeshta për depilimin e qimeve në fytyrë!

Qimet në fytyrë janë një problem i madh për shumë vajza dhe gra. Shkaqet janë të ndryshme. Shpesh herë depilimet shkaktojnë irritime, puçrra me infeksion dhe skuqje të lëkurës. Për të shmangur të gjitha këto ka disa mënyra me anë të maskave. Këto lloj maskash mund t’i bëni në shtëpinë tuaj pa shumë produkte.

Do t’ju duhet një e bardhë veze. Në një pjatë ndani të bardhën nga e verdha e vezës. Me anë të një furçe e shpërndajmë të bardhën e vezës në fytyrë. Menjëherë pas kësaj, vendosim mbi të bardhën e vezës në fytyrë një pecetë të hollë. Mund ta vendosni në të gjithë fytyrën ose në pjesët ku keni qime.

E lyejmë pecetën sërish me të bardhën e vezës, dukë përdorur një furçë ose gishtat tuaj. Sipër shtresës së dytë të bardhës të vezës vendosim sërish një pecetë tjetër të hollë. E lëmë të bardhën e vezës të ftohet. Më pas fillojmë të heqim ngadalë pecetat e thara. Bashkë me to do të ikin dhe qimet. Ndërkaq sa i përket maskës me mjaltë ju nevojiten 1 lugë gjelle sheqer kaf ose të bardhë, 1 lugë gjelle mjaltë, 1 lugë gjelle ujë, 1 tas që duron nxehtësinë e mikrovalës, 1 shkop i vogël, disa copa në formë shiritash.

Vendosini të gjithë përbërësit në një enë që duron nxehtësinë. Vendosini enën në mikrovalë ose në një ngrohëse të çfarëdoshme. Përzini përbërësit për rreth 30-35 sekonda, deri sa përzierja të kthehet në ngjyrë kafe. Largojeni enën nga nxehtësia dhe lëreni përzierjen të ftohet pak, sa mos ju djegë lëkurën.

Merrni pak nga dylli i ngrohtë dhe vendoseni atë në zonën ku keni qimet e padëshiruara. Merrni një copë në formë shiriti dhe vendoseni mbi zonën e lyer me dyllë. Me anë të gishtave ushtroni pak presion mbi copën, duke e sheshuar atë me lëvizje sipas drejtimit të rritjes së qimeve. Më pas tërhiqeni copën me ngadalë në drejtimin e kundërt të rritjes së qimeve. Përsëriteni të njëjtin proces deri sa qimet e padëshiruara të jenë larguar nga fytyra juaj.

Shafrani i Indisë mund të përdoret i vetëm ose i kombinuar me përbërës të tjerë për heqjen e qimeve të fytyrës. Ai ka veti antibakteriale dhe parandalon infeksionet e lëkurës. Merrni 2 lugë çaji shafran Indie dhe përziejeni atë me ujë për të bërë një pastë të hollë. Shpërndajeni përzierjen në fytyrë dhe lëreni për 10-15 minuta. Pasi maska të jetë tharë, fshijeni atë me një copë pak të lagur duke e lëvizur copën në drejtimin e rritjes së qimeve. Përdoreni këtë maskë rregullisht për disa javë deri sa qimet e fytyrës tuaj të jenë larguar plotësisht, njëherë e përgjithmonë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65779 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE