U pa e ulur në prehrin e një djali tjetër, merr fund marrëdhënia e Lamine Yamal me të dashurën e tij!
Lamine Yamal ka qenë kryefjalë e mediave këtë verë jo vetëm për talentin e tij të jashtëzakonshëm dhe super performancën në Euro2024, por edhe për jetën e tij personale. Pas fitores mbresëlënëse të Europianit, anësori 17-vjeçar u përfol kudo për një lidhje dashurie me një bashkëmoshatare të quajtur Alex Padilla.
Vetëm pak ditë pasi kaluan pushimet së bashku në Greqi, siç duket diçka ka ndodhur në raportin mes tyre, por për çfarë bëhet fjalë? Lamine Yamal dhe e dashura e tij e përfolur, Alex Padilla, kanë hequr njëri-tjetrin nga Instagrami.
Dyshja u panë duke festuar së bashku pas finales dhe dukej se ishin mjaft të afërt. Padilla ishte një fytyrë e njohur gjatë gjithë turneut, duke ndjekur ndeshje të shumta të Spanjës dhe shpesh u pa së bashku me familjen e Yamal. Mirëpo, gjërat duket se kanë marrë një rrjedhë tjetër. Dy ditë më parë në rrjet qarkulloi një video ku Alex shfaqej me një grup shoqëror e ulur në prehrin e një djali tjetër.
Kjo shkaktoi furtunë në rrjet teksa duket se ka tronditur edhe raportin e tyre. Ajo dhe Lamine nuk ndiqen më në Instagram dhe raporti i tyre sido të ketë qenë romantik a miqësor ka marrë fund. “Ndalo, do të më shkatërrosh”, i thotë djaloshit pranë saj, derisa transmetimi i drejtpërdrejtë ndalon menjëherë.
Shumë njerëz, filluan ta komentonin këtë video. Kishte disa që e quajtën Yamalin ‘lojtarin më të ri të cilin e kishin tradhtuar ndonjëherë’, teksa kishte edhe nga ata të cilët ndjenin dhembshuri për talentin e ri të Barcelonës dhe njëherësh fenomenin e Spanjës.