Vranë bariun 17 vjet më parë, dënohen me nga 18 vite burg dy autorët!
Gjykata e Apelit Vlorë ka dënur me nga 18 vite burg dy autorët e vrasjes së bariut në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur “Mocale”, në fshatin Bestrov.
Të pandehurit F. T e V. O, janë shpallur fajtorë për kryerjen veprës penale të “Vrasje me paramendim”.
Dy të pandehurit kërkuan prishjen e vendimit të Apelit dhe rishqyrtim të çështjes nga një tjetër trup gjykuese, kërkesë e cila u pranua nga Gjykata e Lartë.
Trupi i ri gjykues i Apelit vendosi lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë që dënon me nga 18 vite burg të pandehurin F.T., dhe V.O.
Njoftimi:
Shtetasit F.T dhe V.O janë dënuar lidhur me me ngjarjen e ndodhur më datë 09.08.2007, ku në afërsi të stanit të tij, në vendin e quajtur “Mocale”, në fshatin Bestrov të rrethit Vlorë, është gjetur i vrarë me armë zjarri shtetasi me iniciale K. G.
Autorët e dyshuar janë shpallur të pafajshëm nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, por çështja ka kaluar në Apel dhe më pas në Gjykatën e Lartë. Në përfundim të praktikave gjyqësore, Gjykata e Apelit vendosi dënimin me 18 vjet burg të secilit prej të dyshuarve.
Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin nr. 36, datë12.11.2013 ka vendosur:
Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë dhe duke e gjykuar çështjen në fakt:
– Të deklarojë fajtor të pandehurit F. T e V. O, për kryerjen veprës penale të “Vrasje me paramendim” dhe sipas nenit 78/1 e 25 të Kodit Penal I dënon me nga 18 vjet burg secilin.
– Të deklarojë fajtor të pandehurit F. T e V. O, për kryerjen veprës penale të “Armëmbajtjes pa leje” dhe sipas nenit 278/2 të Kodit Penal, I dënon nga 3 vjet burg secilin.
– Në bazë të nenit 55 të Kodit Penal I dënon me nga 18 vjet secilin.
Edhe ndaj vendimit të lartpërmendur, është ushtruar rekurs nga të pandehurit F. T dhe V.O, të cilët kanë kërkuar prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe kthimin e akteve për rishqyrtim me tjetër trup gjykues. Në alternativë, prishjen e vendimit të gjykatës së apelit dhe lënien në fuqi të vendimit të shkallës së parë.
Gjykata e Lartë me vendimin nr. 137, datë 10.05.2022 ka vendosur:
“Prishjen e vendimit nr. 36, datë 12.11.2013, të Gjykatës së Apelit Vlorë dhe kthimin e çështjes për rishqyrtim në po atë gjykatë, me tjetër trup gjykues.
Në përfundim të gjykimit, Prokurori pranë Gjykatës së Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, z. Kleanth Zeka, kërkoi:
Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, në këtë mënyrë:
Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F.T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit F.T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit V.O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim” , kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K.Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit V.O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K.Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K.Penal, dënimin e të pandehurit V.O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
Shpenzimet proçedurale në ngarkim të të pandehurve solidarisht
Mbrojtësit e të pandehurve V. O dhe F. T, kërkuan:
Lënien në fuqi të vendimit të Gjykatës së Shkallës së parë Vlore, që ka deklaruar të pafajshëm të pandehurit V. O dhe F. T, për veprën penale “Vrasje me paramendim” e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78 i K. Penal.
Në përfundim të gjykimit, më datë 24.07.2024, Gjykata e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm, e përbërë nga trupi gjykues me Relatore Gjyqtare z. Genti Dokollari dhe anëtare znj. Irena Brahimi dhe z. Fuat Vjerdha, vendosi:
-Ndryshimin e vendimit nr. 309, datë 11.09.2009 të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, si vijon: 1. Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit F. T, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit F. T me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Vrasje me paramendim”, kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 78/1 dhe 25 i K. Penal dhe dënimin e tij me 17 (shtatëmbëdhjetë) vjet burgim.
Deklarimin fajtor të të pandehurit V. O, për kryerjen e veprës penale të “Mbajtja pa leje të armëve luftarake”, parashikuar nga neni 278/2 i K. Penal dhe dënimin e tij me 3 (tre) vjet burgim.
Në bashkim të dënimeve në bazë të nenit 55 të K. Penal, dënimin e të pandehurit V. O me 18 (tetëmbëdhjetë) vjet burgim.