Çfarë ka ndodhur me Flori Mumajesin? Ja lëvizja më e fundit e artistit
Flori Mumajesi prej kohësh është tërhequr nga jeta publike, duke bërë që fansat vazhdimisht të kërkojnë rikthimin e tij. Miqësi të humbura, disa vite i tërhequr nga tregu muzikor dhe prej muajsh asnjë shenjë nga rrjetet sociale. Megjithatë sot vumë re një lëvizje të fundit që artisti ka bërë në instagramin e tij. Ai ka ndryshuar foton e profilit me një mesazh për fansat e tij.
Foto e re përbën një sfond të bardhë me një pjesë të kuqe ku në qendër shkruhet “Pak Flor”.
Nuk dihet nëse ky ka qenë një përjetim i momentin për artistin, apo ai po bëhet gati të rikthehet me një projekt muzikor. Para disa javësh ishte Fifi ajo që riktheu në vëmendje emrin e artistit duke thënë në një intervistë se prej disa kohësh ai nuk i ka ngritur telefonin, shkruan Vip Magazine.
Një tjetër lëvizje që ra në sy ishte fakti se Flori kishte hequr nga rrjetet sociale Brunon, bashkëpunëtorin e tij të ngushtë prej vitesh. Po ashtu as ky i fundit nuk e ndjek më atë. Të dy djemtë vijojnë të ndiqen me Klajdi Harunin, i cili po ashtu është mik i ngushtë i të dyve, Për herë të fundit, Flori u shfaq në publik në festën e Cohls në ditën e Shën Valentinit.
Në disa foto të publikuara në rrjet, ai u pa mjaft i afërt me Efin megjithatë ish-banorja e Big Brother Vip hodhi poshtë aludimet për një lidhje mes tyre duke theksuar se bëhet fjalë vetëm për miqësi. Një tjetër reagim që bëri pak javë më vonë, ishte ai në mbrojtje të Sara Gjordenit pas një interviste që babai i saj kishte dhënë për të bijën. Kujtojmë që Flori ka lënë pezull disa projekte muzikore të njoftuara më herët, mes tyre edhe një këngë me Luizin. Tani le të presim nëse ai do të rikthehet duke rifreskuar repertorin e tij apo do të vazhdojë të qëndrojë i tërhequr nga jeta publike.