Ju njohim me qenushin Beacon, ‘terapia’ për shëndetin mendor të gjimnastëve në Lojërat Olimpike!
Gjimnastët e ekipit të SHBA-së kishin një “armë secrete” për të lehtësuar barrën e pritjeve dhe ankthit të performancës gjatë provave olimpike: një mik me katër këmbë të quajtur Beacon. Ky retriever i artë u bë shpejt i dashur për atletët dhe mbështetësit e ekipit. Në fakt, më 30 qershor të vitit të kaluar, atletja Suni Lee publikoi një postim në Instagram duke falënderuar qenin që e ndihmoi të kapërcejë vështirësitë e ditës së parë të garave.
Sipas NBC News, Beacon është “qeni i parë zyrtar terapeutik” i organizatës, i cili shoqëroi atletët dhe trajnerët gjatë praktikave, duke u kujdesur për mirëqenien e tyre. Ndërsa gjimnastët si Lee trajnoheshin për lëvizjet e tyre, Beacon ishte aty për t’i ndihmuar ata të kapërcenin lodhjen e lëndimeve dhe stresin e konkurrencës shumëditore.
“Shkenca tregon se përkëdhelja e një qeni apo edhe thjesht shikimi i dikujt që përkëdhel një qen mund të ulë presionin e gjakut dhe ankthin, duke ndihmuar në rritjen e hormoneve të ndjenjës së mirë, si serotonina dhe dopamina, dhe duke ulur nivelet e kortizolit”-tha Tracey Callahan Molnar, ish-gjimnast, trajner dhe pronar i Beacon.
Beacon më pas u bë qeni i parë i terapisë për Ekipin Kombëtar të Gjimnastikës Artistike të Grave të Shteteve të Bashkuara, madje duke marrë kredencialet e tij për të hyrë në gara. Siç lexuam në profilin zyrtar të Instagramit të Beacon, ky qen i artë nuk ishte në gjendje të fluturonte për në Paris për të vazhduar mbështetjen e ekipit gjatë garave olimpike për shkak të problemeve logjistike.
Megjithatë, historia e Beacon ka ndihmuar në nënvizimin e rëndësisë së terapisë me kafshë shtëpiake dhe nevojës për të siguruar burime për atletët e rinj për të menaxhuar presionin e garave dhe për të suportuar shëndetin e tyre mendor në këtë moment delikat. Medaljet e arta të fituara nga atletët e Lojërave Olimpike, në realitet nuk janë ar i pastër, pavarësisht ngjyrës që kanë. Një medalje e artë olimpike është bërë prej 92.2% argjendi. Ari që ka është vetëm 6 gramë.