Situatë kritike në Shëngjin, flakët ‘rrethojnë’ resorte e banesa! Evakuohen turistët

vovalbania July 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Situatë kritike në Shëngjin, flakët ‘rrethojnë’ resorte e banesa! Evakuohen turistët

Një situatë e rrezikshme u shfaq në zonën turistike të Ranës së Hedhun në Shëngjin, ku shtrirja e madhe e flakëve dhe era e fortë po rrezikojnë banesa dhe biznese në orët e vona të mbrëmjes së 29 korrikut duke u gdhirë 30 korriku.

Flakët që kanë rënë në Malin e Shëngjinit prej të shtunës pasdite (28 korrik) u riaktivizuan pasditen e së hënës, e megjithëse u ndërhy nga ajri me helikopter izolimi i flakëve ishte i pamundur, për shkak të dendësisë së bimësisë dhe erës së fortë që i favorizonte.

Policia e shtetit ka nisur evakuimin e banorëve. Prej orës 07:00 të mëngjesit ka nisur ndërhyrja me helikopter nga ajri. Për shuarjen e flakëve po punojnë zjarrfikës nga Lezha, Mirdita, Kamza, Tirana e Berati Fieri, Lushnja, Vau i Dejës dhe Shkodra.

Njoftimi:

Vatra e zjarrit në fshatin Mal Shëngjin, njësia administrative Shëngjin, bashkia Lezhë,  ka dalë plotësisht jashtë kontrollit, megjithëse në terren gjatë gjithë  natës kanë operuar 20 mjete zjarrfikëse me personelin përkatës,  kjo e favorizuar nga era e fuqishme.

Mjetet janë 3 bashkia Lezhë,  1 bashkia Mirditë,  2  FA, 3 Kamza, 4 Tirana, 1 Berati, 1 Fieri, 1 Lushnja, 1 Vau Dejës, si dhe Shkodra me 1 Autobot. 2 autobote të bashkisë Lezhë. Me mjetet dhe efektivat zjarrfikës po punohet për mbrojtjen e banesave  dhe hoteleve, deri tani është bërë e mundur që në objekte mos të preken nga zjarri.

Operacioni gjatë gjithë natës është ndjekur nga Prefekti i Qarkut me stafin e tij, nënkryetarët e bashkisë Lezhë,  Drejtori i Gadishmërisë, Drrjtori Mardhënjeve me Jashtë, Drejtori Rajonit Verior   në AKMC,  Z/Ministri i Mrojtjes , Drejtori i Përgjithshëm të MZSH në MB,  3 fugon të FNSH,  (1 Shkodra, 2 Tirana), Drejtori Policisëg Vendore,  Lezhë,  si dhe forca të shumta policore. 2 auto ambulanca të spitalit Lezhë, 1 autoambulancë e QVEC.

Me gjithë  praninë e gjithë këtyre forcave është e pamundur vënia nën kontroll e zjarrit, dhe si rezultat rrezikohen shumë biznese, por dhe shtëpi banimi.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65211 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE