“Të mërzitesh me një artist është injorancë, je njeri i vogël…”, Visjani rrëfen situatën pakëndshme me vajzën e Julia Ilirjanit, Renée

vovalbania July 30, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Të mërzitesh me një artist është injorancë, je njeri i vogël…”, Visjani rrëfen situatën pakëndshme me vajzën e Julia Ilirjanit, Renée

Gjatë një interviste për “Pushime on Top”, aktori i humorit Visjan Ukcenaj u pyet nëse ka pasur ndonjë situatë të sikletshme më humorin e tij.

Ai kujtoi skenën e fundit në emisionin “Top Arena”, me aktoren Julia Ilirjani dhe vajzën e saj, Rene Reffo.

Në një moment ai tha “nuk ua jap dorën shushkave” dhe kjo batutë e tij u keqkuptua nga Renne.

“Të të ngelet hatri me një aktor, sa i përket batutës, do të thotë që je njeri i vogël. Të mërzitesh me një artist, është injorancë. Te ‘Top Arena’ mund të kem pasur ndonjë episod. Së fundmi ishin nënë e bijë të ftuara dhe ndjeva një hatërmbetje nga ajo goca.

Ajo nuk e kishte kuptuar fare që unë isha një aktor në rol. Madje batutën aty e bëj gjithmonë, dhe papritur doli dikush që u mërzit. ‘Shushkat” është një batutë që unë e përdor kudo,” -u shpreh Visjani.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Pushime On Top (@pushime_on_top)

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65704 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE