7 në pranga në Tiranë për rrëmbimin e kanosjen e një shtetasi!

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
7 në pranga në Tiranë për rrëmbimin e kanosjen e një shtetasi!

I hoqën lirinë një 35-vjeçari në Tiranë duke e kanosur për dhënie pasurie, shtatë në pranga në kuadër të operacionit policor të koduar “The debt”. Për katër prej tyre u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest me burg” ndërsa për tre të tjerë, “Arrest në shtëpi”. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie”, si dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.

Njoftimi zyrtar i Policisë: 

Finalizohet nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, operacioni policor i koduar “The debt”.

Ekzekutohet masa e sigurimit personal “Arrest në burg”, për 4 shtetas, dhe masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për 3 të tjerë.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë organizuar dhe finalizuar operacioni policor të koduar “The debt”. Në kuadër të këtij operacioni:

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në burg”, për shtetasit: T.Xh., alias H.Xh., 36 vjeç, A.O., 37 vjeç, A.P., 50 vjeç, si dhe F.K., 49 vjeç, të gjithë banues në Tiranë.

-u ekzekutua masa e sigurisë “Arrest në shtëpi”, për shtetasit: N.Q., 52 vjeç, S.K., 42 vjeç dhe A.M., 46 vjeç.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, i kanë hequr lirinë një 35-vjeçari, dhe e kanë kanosur atë për dhënie pasurie.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënie pasurie” dhe “Heqja e paligjshme e lirisë”, parashikuar nga nenet 109/b dhe 110/2 të Kodit Penal.

Në një tjetër zhvillim, administratori i firmës së një pallati në ndërtim në Tiranë u arrestua pasi një punëtor 58-vjeçar ra nga lartësia e humbi jetën, pranë Liqenit të Thatë.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 arrestuan shtetasin Dh.M., 47 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë”. Ditën e djeshme, në firmën në administrim nga 47-vjeçari, në afërsi të Liqenit të Thatë, ka rënë nga lartësia ku ishte duke punuar dhe ka humbur jetën shtetasi A.Sh.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE