Cristiano dhe Georgina janë martuar në fshehtësi?

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Cristiano dhe Georgina janë martuar në fshehtësi?

Edhe pse Cristiano Ronaldo është thuajse 40-vjeç, për të duket vetëm një numër pasoli vazhdon ende të luajë futboll me intesitet të lartë— pa përmendur këtu fizikun e tij fantastik.

Për të folur më shumë për rutinën e tij të stërvitjes, Cristiano ka bërë një bashkëpunim me kompaninë e fitnesit, WHOOP. Ndër të tjera futbollisti u shpreh se kur nuk stërvitet në klub, ai stërvitet në shtëpi me gruan e tij pasi të dy frymëzojnë njëri-tjetrin.

Gruan? Kaq mjaftoi që rrjeti të ndizet dhe të hamendësojë se Cristiano dhe partnerja e tij Georgina Rodriguez janë martuar në fshehtësi.

Kur portugez nënshkroi me klubin e Arabisë Saudite Al-Nassr, pati shumë polemika për faktin se Arabia Saudite i ndalon çiftet e pamartuara të jetojnë së bashku, megjithëse raportohet se Shtëpia Mbretërore Saudite bëri një përjashtim për Cristianon…

Sipas Page Six, publicisti i Cristiano Ronaldos, kur u pyet nëse të dy ishin martuar, përmendi se “në këtë moment, nuk mund ta konfirmoj dhe as ta mohoj, sepse thjesht nuk e di”.

Futbollisti dhe Georgina janë çift që nga viti 2016, dhe portugezi është pothuajse 10 vjet më i madh se ajo dhe të dy kanë dy fëmijë – Alana Martina e lindur në 2017 dhe Bella Esmeralda në 2022.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64239 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE