“El Cronista”: Shqipëria me plazhet më të mrekullueshme parajsore!

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“El Cronista”: Shqipëria me plazhet më të mrekullueshme parajsore!

“Destinacioni me plazhet më të mrekullueshme parajsore për t’u vizituar këtë verë, por pa shpenzuar shumë para është Shqipëria”. Sipas një artikulli të botuar në të përditshmen spanjolle “El Cronista”, nuk ka dyshime se vendi ynë përbën zgjedhjen më të mirë.

Në këtë periudhë të vitit, shumë turistë spanjollë kanë planifikuar destinacionet e tyre të pushimeve verore. Megjithatë, ende ka shumë njerëz që presin momentin e fundit për të vendosur. Prandaj, duhet të keni parasysh shumë faktorë: transportin, akomodimin, ushqimin dhe aktivitetet, të cilat, të gjitha së bashku, mund të ndikojnë në buxhetin tuaj.

Ekzistojnë një sërë destinacionesh më të lira se Spanja ndër të cilat ne rekomandojmë vendin mesdhetar, Shqipërinë, aty ku shpenzimet për ushqimin apo vizitat turistike do të jenë më të ulëta se në vendet e njohura e më të shtrenjta.

Shqipëria, vendi europian me plazhe parajsore

Shqipëria është një destinacion magjepsës, me peizazhe malore, plazhe mahnitëse, ushqim të nivelit të lartë e po ashtu një vend shumë i lirë. Vendi mesdhetar ende është një diamant i pacënuar e që pret të zbulohet nga shumë vizitorë.

Aktualisht, fluturimet vajtje-ardhje nga Spanja kushtojnë 53 euro, duke e bërë atë destinacionin më të lirë për pushime jashtë vendit. Shqipëria ka një natyrë të egër, një ndërthurje të kulturës se Lindjes dhe Perëndimit dhe laget nga detet Jon e Adriatik, në një vijë bregdetare prej rreth 400 kilometrash me ujëra blu transparente.

Fluturimet direkte nga Barcelona dhe Madridi për në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, u mundësuan një vit më parë. Që nga viti 2014, Shqipëria është një vend kandidat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian (BE), monedha aktuale është leku dhe kostoja e jetesës është e përballueshme.

Akomodimi me qira nga një individ, kushton 10 euro nata, menuja ditore kushton 5 euro dhe një krikëll birrë kushton 1 euro. Krahas kostos së udhëtimit, shpenzimet në vend nuk janë shumë të larta. Ushqimi, vizitat në pikat turistike apo aktivitetet e tjera ofrohen me çmime të lira.

Duke qenë shumë afër Spanjës, nuk do të shpenzoni shumë për udhëtimin në Shqipëri dhe do të vini re se çmimet janë dukshëm më të lira se në Spanjë.

Plazhet magjepsëse, qytetet historike plot me vizitorë dhe kultura të ndryshme do të jenë atraksione të shkëlqyera për t’u eksploruar.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64075 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE