Vala e të nxehtit në Lojërat Olimpike, temperaturat do të arrijnë ekstremin!

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Vala e të nxehtit në Lojërat Olimpike, temperaturat do të arrijnë ekstremin!

Pas një ceremonie që u mbajt nën shi javën e kaluar, fansat e Lojërave Olimpike duhet të përshtaten për një eksperiencë të re, valën e të nxehtit.

Shumica e Francës ndodhet në alarm për shkak të të nxehtit, me temperaturat që në Paris dhe rrethina pritet të ngjitet mbi 35 gradë Celsius ose më lartë, ka bërë të ditur agjencia franceze e meteorologjisë.

Vizitorët dhe banorët e kryeqytetit francez po freskohen me shishe me ujë të ftohtë dhe duke qëndruar nën hije.

Autoritetet kanë deklaruar se mbi 2.5 milionë shishe me ujë të pijshëm do të shpërndahen për qytetarët në stacionet e trenave dhe metrove.

Agjencia franceze e meteorologjisë e përshkroi valën e të nxehtit si “tej mase intensive dhe që do të vazhdojë për një periudhë të gjatë”.

Agjencia tha se përpara vitit 1989, temperatura të tilla regjistroheshin mesatarisht një herë në 5 vjet, por që prej vitit 2000 ato po përsëriten çdo vit dhe trendi pritet të vazhdojë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64082 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE