Zbulohet shkaku i vdekjes së ish-të dashurës së Balotellit, Tabby Brown!

vovalbania July 31, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zbulohet shkaku i vdekjes së ish-të dashurës së Balotellit, Tabby Brown!

Një ish-modele e ‘Playboy’, e cila ishte në lidhje me futbollistin Mario Balotelli, ndërroi jetë pas komplikimeve nga operacionet plastike. Tabby Brown, 38 vjeçe, vdiq papritur tetorin e kaluar, vetëm disa ditë pasi u kthye nga Republika Domenikane ku kishte shkuar për trajtim ‘liposuction. E ndjera ishte gjithashtu aktore dhe kërcimtare.

Një hetim, i hapur nga mjeku gjyqësor i Londrës së Jugut, Julian Morris, konfirmoi se ajo kishte vdekur nga një gjendje e rrallë e quajtur sindroma e embolisë së yndyrës, e cila u shkaktua nga ‘liposuction’. Sipas revistave mjekësore, vdekja nga FES pas operacionit plastik është e rrallë.

Gjykata dëgjoi se Tabby kishte udhëtuar në Amerikën e Jugut dhe Republikën Domenikane dy javë para se të ndërronte jetë megjithëse nuk dihet se ku e kishte kryer operacionin dhe ndërroi jetë tre ditë pas kthimit.

Liposuction’ është një procedurë kozmetike që përfshin heqjen e yndyrës së padëshiruar të trupit. Edhe pse nuk dihet me siguri nëse Tabby e bëri operacionin në Republikën Domenikane, ka klinika të shumta atje dhe shumë konkurrencë midis kirurgëve i çon çmimet në gjysmën e asaj që janë në Britani.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64077 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE