“Disa njerëz kanë frikë nga pjesët më të errëta të tyre…”/Rëndësia e dashurisë ndaj vetes, ja çfarë na tregon Artemisa Gogollari!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 2 Mund të lexoni në minuta.
“Disa njerëz kanë frikë nga pjesët më të errëta të tyre…”/Rëndësia e dashurisë ndaj vetes, ja çfarë na tregon Artemisa Gogollari!

E ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë Artemisa Gogollari, mjeke dhe kërkuese shkencore në Zvicër, e po ashtu edhe mjeshtre e meditimit që me këshillat e saj të ndihmon të transformosh jetën tënde. Ajo ka folur rreth një aspekti shumë të rëndësishëm të dashurisë, një që shumë njerëz e anashkalojnë, ajo e vetvetes…

Sa e rëndësishme është që ta duash veten?

Dashuria për veten është burimi i vërtetë i lumturisë, burimi i shërimit të lëndimeve, traumave dhe, në një nivel biologjik, prodhon oksitocinën, kimikatin e dashurisë. Nëse arrijmë të duam veten, kemi krijuar një burim të brendshëm dhe të vazhdueshëm. Njerëzit mësohen që, le të themi, ndërtojnë shtëpinë e tyre tek njerëzit e tjerë. Përpiqemi shumë që t’iu bëjmë qejfin atyre, shpesh në dëm të vetes sonë. Nëse mëson ta ndërtosh atë brenda vetes, nuk do të përpiqesh të kontrollosh njerëzit e tjerë apo të varesh shumë nga ta.

Çfarë do të thotë të duash veten?

Të pranosh gjithçka që ti je. Ta pranosh plotësisht në sukses apo dështim, ulje apo ngritje, dritën dhe errësirën e brendshme, të lejosh çdo emocion. Ka njerëz që nuk e bëjnë sepse kanë frikë nga pjesët më të errëta të tyre. Është normale të gabojmë, normale të pushojmë e të jemi të butë me veten tonë.

Si t’i nisim hapat e parë për të dashur dhe dëgjuar veten?

Kam një teknikë personale, është e fuqishme dhe e thjeshtë. Pyesni veten “a është kjo dashuri ndaj vetes?” pas çdo veprimi apo vendimi që merrni. Në fillim niseni me gjërat e vogla që kjo të mos kthehet në burim stresi. Pyet veten se çfarë lloj njeriu do të doje të kishe pranë, kjo është mënyra se si do ta vëzhgosh veten. Mendo për një njeri që të do të mirën, të lejon të ndiesh emocion, të jetë i sinqertë në kritikat e tij dhe të të mbështesë pas çdo suksesi ose humbje.

Si ta bëjmë këtë nëse aktualisht jemi në konflikt me veten?

Konfliktet me veten burojnë nga subkoshienca. Ne jemi në marrëdhënie me njerëzit gjatë gjithë kohës dhe normalisht formulojmë miliona mendime për ta. Subkoshienca nuk e kupton se ne po flasim për dikë tjetër, ajo e konsideron si diçka personale dhe internalizon çdo mendim. Përpiqu të kesh mendime më pozitive dhe si mund t’i kthesh këto mendime në kujdes për veten, ose si të ndihmosh dikë pa e kritikuar.

Çfarë mund të bëjmë në verë për ankthin që ndiejmë?

Studimet tregojnë se nëse temperaturat rriten në 35 gradë e lart, atëherë trupi rrit prodhimin e hormonit të stresit. Diçka e shpejtë që mund të bëjmë, përveç qëndrimit në ambiente të freskëta, është të marrim disa kuba akulli dhe t’i vendosim në kraharor ose në kurriz. I ftohti arrin të qetësojë trupin.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63941 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE