Dita e parë e muajit gusht, parashikimi i motit për sot!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Dita e parë e muajit gusht, parashikimi i motit për sot!

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën të ditur se sot vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme si rezultat i masave ajrore të nxehta me origjinë nga Afrika e Veriut. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin, ndërsa vranësirat do të jenë të pakta e kalimtare kryesisht përgjatë relieveve të larta malore sidomos nga orët e mesditës.

Era do të fryjë me drejtim kryesor nga veriperëndimi e me shpejtësi mesatare 2-8 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e në lugina, era fiton shpejtësi 10m/sek, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë.

Temperaturat parashikohen:

Shkodër
27/38
Diell

Kukës
19/35
Diell

Lezhë
26/38
Diell

Dibër
22/37
Diell

Durrës
21/37
Diell re

Tiranë
23/38
Diell

Elbasan
25/39
Diell

Berat
19/38
Diell

Vlorë
20/35
Diell

Korçë
196/32
Diell re

Gjirokastër
19/37
Diell re

Sarandë
23/35
Diell

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64077 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE