Habit Renis Gjoka: Meritoj notën 1 si baba!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Habit Renis Gjoka: Meritoj notën 1 si baba!

Pas daljes nga “Ferma VIP”, Renis Gjoka ka qenë tepër i kërkuar për intervista dhe vëmendja mediatike ndaj tij ka qenë e shtuar pas përfundimit të rrugëtimit në fermë.

Në një intervistë për “n’Audi” me Isli Islamin, këngëtari pati mundësinë të bënte edhe një reflektim për veten si baba.

Renisi ‘e ngeli’ veten në klasë për një arsye që në fakt tregon se është krejt e kundërta e asaj që ai mendon se i takon.

-Çfarë note i vë vetes Renisi si baba, nga 1-10?

Renis Gjoka: Unë them që meritoj notën 1 se kam bërë shumë për vajzat, por më duket sikur s’mjafton kurrë, sikur s’do të jem kurrë i aftë të bëj atë 100%, por ngushëllohem me faktin kur shoh në sytë e vajzave të mia atë shkëlqimin dhe me atë ‘feedback’ kuptoj që jam në rrugën e duhur ndoshta, por edhe bashkëshortja më thotë që je një baba i përkryer, kështu që po e marr për bazë, por unë me veten time kam ngelur te njëshi.

-Të ka ngelur ndonjë gjë merak, peng nga gjërat e kaluara që do të doje të ishe sjellë ndryshe me vajzat ose në lidhje me to?

Renis Gjoka: Ndoshta është kjo dilema e madhe, është mision i pamundur që të na qetësonte një çikë ndërgjegjen në njëfarë mënyre, ndoshta të kaloja më shumë kohë me vajzat por duke llogaritur që jeta vazhdon, punët vazhdojnë, që ti të mbash një familje të shëndetshme duhet që të punosh, por jam i qetë të paktën që kam munguar për vajzat e mia vetëm kur kanë qenë çështje pune që janë të pashmangshme, por që janë në fund fare benefit edhe i tyre.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65161 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE