Kinë, Apple bie nga lista e 5 shitësve të parë të smartfonëve!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Surprizon Apple, vlera e kompanisë i kalon 1 trilion dollarë!

Apple, ka rënë nga lista e pesë shitësve të parë të smartfonëve në Kinë në tremujorin e dytë të këtij viti, sipas një raporti nga Canalys. Kompania amerikane e teknologjisë është renditur e gjashta në listë me një pjesë tregu prej 14% në periudhën prill-qershor të këtij viti, nga 16% në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Tregu i smartfonëve të Kinës shënoi një rritje prej 10% në bazë vjetore në tremujorin e dytë, me dërgesa që tejkaluan 70 milionë njësi. “Është tremujori i parë në histori që shitësit vendas dominojnë të gjitha pesë pozicionet e para”-ka thënë në raport analisti i kërkimeve në Canalys, Lucas Zhong. “Strategjitë e shitësve kinezë për produktet e nivelit të lartë dhe bashkëpunimi i tyre i thellë me zinxhirët e furnizimit lokal kanë filluar japin fryte në veçoritë e harduerit dhe softuerit”-ka shtuar ai.

Kompania shumëkombëshe kineze e teknologjisë “vivo” ka rimarrë vendin e parë duke dërguar 13,1 milionë njësi, duke regjistruar një rritje prej 15% krahasuar me vitin e kaluar dhe duke kapur një pjesë të tregut prej 19%. OPPO ka ruajtur vendin e dytë, duke dërguar 11,3 milionë njësi dhe HONOR është renditur i treti me dërgesa prej 10,7 milionë njësish dhe duke shënuar një rritje prej 4% nga viti në vit.

Huawei ka zënë vendin e katërt me dërgesa prej 10,6 milionë njësish, ndërsa Xiaomi ka shënuar rritje vjetore prej 17% dhe është rifutur në listën e pesë të parëve duke dërguar 10 milionë njësi në tremujorin e dytë.

Analisti i lartë në Canalys, Toby Zhu, ka thënë se tri tendenca kryesore do të ndikojnë në pasqyrën e tregut kinez të smartfonëve në gjysmën e dytë të vitit 2024. Huawei së shpejti do të lançojë HarmonyOS Next, pasi kompania synon ta pozicionojë atë si një sistem operativ të tretë kryesor të telefonave celularë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65068 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE