Lojërat Olimpike, italiania tërhiqet pas 46 sekondash përballë rivales transgjinore!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Lojërat Olimpike, italiania tërhiqet pas 46 sekondash përballë rivales transgjinore!

Lojërat Olimpike të Parisit janë prodhuar një mori polemikash në disiplina të ndryshme. Nuk mbetet pas as boksi i femrave.

Ditët e fundit është përfolur shumë për pjesëmarrjen e Imane Khelif dhe Lin Yu-ting në Paris, duke u bërë objekt kritikash në rrjetet sociale.

Të dyja boksieret u skualifikuan nga Kupa e Botës 2023 për shkak të kromozomeve XY (siç i kanë burrat), kur femrat duhet të kenë dy kromozome X.

Imane Khelif kishte marrë kritika nga Italia (përfshirë rivalen Carini) para ndeshjes, pasi e konsideronin atë si “trans”, dhe e shihnin vendimin që ajo mund të merrte si të padrejtë.

Pas ndeshjes së saj ndaj Angela Carinit, kritikat me siguri nuk do të ndalen, pasi pas 46 sekondash italiania tha mjaft dhe u dorëzua dhe më pas shpërtheu në lot.

Në buzët e italianes lexohej “Mi ha fatto malissimo”, që do të thotë “Më ka lënduar shumë”. Ajo gjithashtu tha vazhdimisht “nuk është e drejtë” gjatë vendimit dhe nuk pranoi të përshëndeste “rivalen” algjeriane në fund.

Dueli nisi me një goditje brutale me të djathtën të algjerianes, e cila tashmë i shkaktoi një problem me kokoren mbrojtëse të Carinit. Pak sekonda pas këtij episodi, ajo ngriti dorën dhe i dha fund pjesëmarrjes së saj në Olimpiadë, duke treguar gjithë zhgënjimin e saj.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65820 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE