Mbijetoi 40 ditë pa ushqim e lidhur me zinxhirë në pyll, historia e pazakontë e gruas amerikane!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Mbijetoi 40 ditë pa ushqim e lidhur me zinxhirë në pyll, historia e pazakontë e gruas amerikane!

Autoritetet në shtetin indian të Maharashtra janë përballur me një rast të çuditshëm pas zbulimit dhe shpëtimit të një gruaje 50-vjeçare amerikane në një pyll të zonës. Sipas New York Post, 50-vjeçarja Lalita Kayi u gjet e lidhur me zinxhirë në një pemë nga një bari që dëgjoi thirrjet e saj për ndihmë.

Gruaja ishte fare kockë dhe u dërgua me urgjencë në një qendër mjekësore në Goa për trajtim të specializuar. Edhe pse ishte shumë e dobët për të folur, Kayi shkroi një shënim në anglisht duke thënë se kishte kaluar 40 ditë pa ushqim në pyll pasi burri e lidhi në një pemë me një zinxhir hekuri.

Autoritetet lokale besojnë se gruaja e cila shkruante në shënimin e saj se ishte trajtuar për “psikozë ekstreme” vuan nga probleme psikologjike. Tek ajo u gjetën medikamente të lidhura me këto probleme.

Policia ka nisur hetimet për tentativën e mundshme të vrasjes nga bashkëshorti i 50-vjeçares, emri i të cilit nuk bëhet i ditur. “Ne po përpiqemi të konstatojmë nëse pretendimi i gruas se ishte lidhur me zinxhir nga ish-bashkëshorti i saj ishte i vërtetë. Ne po verifikojmë çdo pretendim dhe informacion në shënimin që ajo shkroi”-i tha agjencisë inspektori i policisë Saurabh Agrawal.

Kur Kayi u gjet, ajo kishte një pasaportë amerikane në të si dhe një vizë të skaduar që tregonte se ajo kishte jetuar në Indi për rreth 10 vjet. Është e paqartë se nga cili rajon i SHBA është. Dokumentet e tjera të gjetura në zotërim tregojnë se ajo jetonte me burrin e saj në Tamil Nadu.

“Kur e zbuluam, ajo ishte e dehidratuar në mënyrë kritike. Duket se ajo ishte atje për të paktën 48 orë, megjithëse nuk mund të fliste me ne”-tha Amol Chavan, një inspektor në stacionin e policisë Sahwadwadi. Policia u desh të priste pemën dhe të thyente drynin në zinxhirin me të cilin ishte lidhur gruaja.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 66174 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE