Merr fund martesa e yjeve të Hollywood? Ben Affleck dhe Jennifer Lopez do të bëjnë kërkesë për divorc

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Merr fund martesa e yjeve të Hollywood? Ben Affleck dhe Jennifer Lopez do të bëjnë kërkesë për divorc

Ben Affleck dhe Jennifer Lopez do të bëjnë kërkesë për divorc. Martesa e çiftit duket se po shkon drejt fundit, pasi një përpjekje e fundit për pajtim në javët e fundit dështoi.

jennifer lopez ben affleck3

Dokumentet e divorcit të çiftit janë finalizuar, por ende nuk janë dorëzuar, thanë burime për Daily Mail.

Aktori bleu një rezidencë të re 20.5 milionë dollarë në Palisades më 24 korrik, ditën kur bashkëshortja e tij mbushi 55-vjeçe.

Miqtë e aktores pretenduan se blerja e rezidencës nga ana e Affleck në ditëlindjen e saj ishte qenë një ‘thikë në zemër’ për JLo.

jennifer lopez ben affleck

“Ata finalizuan dokumentet e divorcit një muaj më parë, por po presin kohën e duhur për t’i dorëzyar”, pohoi një burim pranë çiftit.

“Ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët ku do të thonë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se si luftuan për të qenë bashkë, por nuk ia dolën.

Sinqerisht, në fund nuk arritën dot në një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar”, pohoi një tjetër burim.

jennifer lopez ben affleck1

Dyshja u fotografuan së bashku për herë të fundit më 30 mars. Aktorët e kanë kaluar verën të ndarë, Jennifer kryesisht në bregun lindor, ndërsa Ben mbetet në shtëpi në Los Angeles.

Madje ata kaluan përvjetorin e dytë të martesës më 16 korrik në qytete të ndryshme.

Problemet martesore të Affleck dhe Lopez u bënë publike kur aktori u zhvendos në një shtëpi me qira dhe vendosën të shisnin shtëpinë e tyre.

Affleck dhe Lopez u martuan në Las Vegas më 16 korrik 2022. Ata thanë “Po” në një ceremoni më luksoze një muaj më pas në Gjeorgji.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65794 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE