Parashkimi i motit: Kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave, temperatura deri në 36 gradë

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Parashkimi i motit: Kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave, temperatura deri në 36 gradë

Deri në orët e mesditës pothujase i gjithë territori Shqipëtar parashikohet të jetë me intervale të gjata me kthjellime dhe kalime të lehta të vranësirave.

Pritet që kthjellimet më të theksuara të jenë në zonat bregdetare dhe të ulëta. Ndërsa pjesa e dytë e ditës i bënë më të dukshme vranësirat në zonat malore, por gjithashtu vranësirat do të shfaqen përkohësisht edhe në ultësirën perëndimore.

Orët e mbrëmjes dhe natës vonë largojë vranësirat nga një pjesë e mirë e vendit tonë.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 11°C vlera më e ulët deri në 36°C vlera më e lartë në rang territori.

Era do të fryjë mesatare në tokë dhe në det duke arritur shpejtësine 30 km/h nga drejtimi Perëndimor; për pasojë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit do të gjenerohet dallgëzim 2 ballë.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63999 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE