Sherri i Noizy-t me Tiktok-erin e njohura nga Peja, vjen reagimi i klubit

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Sherri i Noizy-t me Tiktok-erin e njohura nga Peja, vjen reagimi i klubit

Ditën e sotme qarkulloi lajmi se reperi i njohur Noizy bashkë me disa miq të tij dhunuan dy persona në Pejë brenda një klubi.

Më vonë u bë e ditur se bëhej fjalë për TikTok-erin e njohur Muhamet Iseni, i njohur si Medi.

Mirëpo një reagim ka ardhur edhe nga Sancy Club, ku u përfol se ndodhi edhe përplasja e fortë mes dy grupeve. Në një intervistë ata sqaruan se incidenti i përmendur ka ndodhur jashtë ambientit të klubit dhe nuk ka asnjë lidhje me aktivitetet brenda tij.

Ata theksuan se: “Sancy Club ka përcjellë me shqetësim raportimin e bërë në disa media, ku shkruhet mbi një incident të një artisti në ambientet e diskotekës sonë. Duke qenë se i detyrohemi publikut, dëshirojmë të sqarojmë se rasti i përleshjes mes personave të raportuar në media ka ndodhur jashtë ambientit të Sancy Club në Pejë dhe jo brenda diskotekës. Ne sigurojmë të gjithë mysafirët tanë se siguria brenda Sancy Club është 100% e garantuar, ashtu si në çdo mbrëmje tjetër”.

Menaxheri theksoi se Sancy Club nuk merr përgjegjësi për ngjarjet që ndodhin jashtë ambienteve të tij, pasi ato janë jashtë kompetencave të sigurisë së klubit. Hetimet për rastin kanë nisur nga Prokuroria Themelore e Prishtinës.

“Është inicuar rast për këtë çështje. Policia është në fazën e grumbullimit të provave. Jemi në pritje për gjeturat e Policisë. Prokurori i shtetit, pasi të marrë gjeturat e Policisë, do veprojë në përputhje me dispozitat ligjore”, tha Nikçi. Ky incident, ndonëse i ndodhur jashtë Sancy Club, ka ngritur shqetësime në lidhje me sigurinë në ambiente të ngjashme dhe thekson rëndësinë e mbajtjes së një mjedisi të sigurt për të gjithë vizitorët.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 63985 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE