“Shuhet” dashuria, divorci i Jennifer Lopez dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Shuhet” dashuria, divorci i Jennifer Affleck dhe Ben Affleck pranë dorëzimit në gjykatë!

Divorci me Ben Affleck me siguri do t’i kushtojë shumë Jennifer Lopez. Burime për DailyMail janë shprehur se aktori 51-vjeçar dhe këngëtarja 55- vjeçare, po përparojnë sërish drejt divorcit pas një përpjekjeje të fundit për pajtim që dështoi.

Dokumentet e divorcit të çiftit janë përfunduar, por ende nuk janë dorëzuar, kanë pohuar disa burime. Në ditëlindjen e Jen, Affleck bleu një rezidencë të re për $20.5 milionë. Një burim për People tregoi si do të vijojë situata kur të dorëzojnë dokumentet e divorcit. “Në atë kohë, ata do të lëshojnë një deklaratë të përbashkët që do të thotë se kanë shumë dashuri për njëri-tjetrin dhe se luftuan për ta bërë të funksionojë, por nuk mundën”.

“Sinqerisht, në fund nuk arritën të gjenin një kompromis. Ajo që kishin më parë është zhdukur dhe të dy e kanë pranuar këtë”-tha një burim tjetër. Dyshja e njohur u rikthyen bashkë me njëri-tjetrin pas një ndarjeje të gjatë duke e kurorëzur kësaj here me martesë. Si duket marrëdhënia e tyre hasi sërish probleme.

Britanikja DailyMail i ka kushtuar një artikull çiftit më të famshëm të showbizz-it duke dhënë detaje më shumë nga jeta e tyre. Miq të Affleck kanë folur duke treguar se ai është në rrezik për t’iu kthyer sërish “vesit” të pijes.

Ata kanë treguar se kohët e fundit miku i tyre është ndjerë shumë i stresuar duke bërë kështu që t’a shohin shpesh-herë duke pirë. Disa prej tyre thanë edhe se e kanë parë në gjendje të rëndë nga pija dhe dyshojnë se mund të vijë si pasojë e krisjes së mardhënies së tij me JLO. Të tjerë thonë që çifti nuk gjejnë një gjuhë të përbashkët për shkak se Lopez është shumë e njohur dhe dëshiron të ndajë jetën e saj me të gjithë ndërsa Affleck është më privat.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65805 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE