Solli hitin “Yarnana”, Ardian Bujupi zbulon projektet e tij të ardhshme dhe dëshirën për të bashkëpunuar me…
I ftuar nëpërmjet një lidhje telefonike për “Live From Tirana” ka qenë artisti i njohur dhe shumë i dashur për publikun, Ardian Bujupi. Ai së fundmi ka bashkëpunuar me The Ironix për të sjellë projektin “Yarnana”, i cili këtë javë ka rrëmbyer vendin e parë në “The Top List”, Top Awards. Ardiani na ka folur më shumë për këtë këngë, projektet e ardhshme, çështjet e zemrës, si dhe mendimin për t’u kthyer një ditë përfundimisht në Shqipëri…
Si lindi ideja për të risjellë këngën “Yarnana”?
Më ka pëlqyer melodia gjithmonë, është më shumë nga jugu dhe e kam dëgjuar kur isha fëmijë kur bënim pushime në Shqipëri. Në studio donim të bënim një frymë afro house, më erdhi ideja për të marrë melodinë dhe kur ua tregova këngën The Ironix, u gëzuan shumë sepse është melodi e mirë edhe për ata jashtë Shqipërisë, që nuk dinë shqip. Është ndërkombëtare. Është një nga 4 këngët që kam me The Ironix në rrymën afro house.
Ndërkohë po xhiron dhe një klip në Tiranë, çfarë mund të thuash për këngën e re?
Projekti i dytë e ka të njëjtin stil si “Yarnana”, pra të marrësh motive të vjetra. The Ironix kanë marrë një këngë që e kanë bërë afro house. Ky është stili i afro house, të marrësh një këngë që ka ekzistuar dhe ta bësh të re, ky është stili, që ka një ‘summer vibe’. Edhe ky projekti i dytë ka marrë këtë stil, por nuk e tregoj se cilën këngë kemi në refren.
Me cilin artist do të doje që të vije me një bashkëpunim?
I kam kontaktuar ata që kam dashur, por faktikisht këtu në Shqipëri është një artist që nuk e kam parë prej kohësh dhe kur kam qenë në fillimet e mia të karrierës më ka ftuar në darkë me gruan e vet, ai është Alban Skënderaj. Nuk kam këngë me të, por që e kam menduar.
Nëse edhe juve ju pëlqen kënga “Yarnana”, ju mund të vazhdoni ta votoni atë për të qenë sa më gjatë pjesë e klasifikimit të “The Top List”.