Zjarr masiv në Greqi, jepet urdhër evakuimi për një fshat!

vovalbania August 01, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Zjarr masiv në Greqi, jepet urdhër evakuimi për një fshat!

Zjarri që shpërtheu një ditë më parë në Evian Qendrore po vazhdon që të përhapet në Greqinë fqinje. Flakët nisën në fshatin Pissonas e me shpejtësi u zhvendosën drejt Afratit, duke djegur pyje me pisha dhe toka bujqësore. Ndërsa përdorën mjete të ndryshme me ndërhyrje nga toka dhe ajri, zjarrfikësit u përpoqën të frenonin zjarrin në mal. Por, erërat e forta kanë intensifikuar flakët dhe u kthyen në rrezik të lartë.

U lëshua një urdhër evakuimi për fshatin Afrati. Forcat zjarrfikëse janë angazhuar në zonë për të mbrojtur banesat.

Përforcime pritet të vijnë nga Greqia Qendrore, Atika e Thesalia.

Zjarri ra dje rreth orës 13:47 në fshatin Pissonas dhe po lëviz drejt jugut. Erërat e forta veriore, po krijojnë fronte të reja zjarri.

Për lokalizimin e shuarjen e zjarrit po punojnë 120 zjarrfikëse me 5 ekipe tokësore, 40 automjete, 11 avionë e 6 helikopterë. Ujësjellës dhe makineri nga Organizatat e Pushtetit Vendor janë duke dhënë mbështetje, teksa në terren qëndrojnë të vendosura dhe forcat policore greke.

Koordinimi i të gjitha forcave të mbrojtjes civile po menaxhohet nga qendra e lëvizshme operative “Olympus”. Zjarret janë një problematikë e përsëritur në territorin grek e më gjerë në rajon, përfshirë vendin tonë ku më në fund u shuan flakët në katër vatra problematike në Gjirokastër.

Kryebashkiaku Flamur Golemi kërkoi që organet kompetente të zbulojnë autorët e zjarrvënieve të qëllimshme e që shkaktuan dëme në përpjekjet për pastrimin e kullotave.

Ne do t’i shkojmë deri në fund kësaj historie. Edhe në tentativë për të pastruar kullotat, mund të krijohen situata emergjence.

I pyetur në lidhje me dëmet që ka shkaktuar zjarri, Golemi theksoi se shërbimet pyjore po bëjnë bilancin e shtoi:

Për fat të mirë, 1 hektar është dëmi në pyje. Problem janë kullotat, më shumë shkurret dhe bari. I kemi mbajtur zjarret larg zonave të banuara, pasi u rrezikuan dy lagje. Jemi në pikun e sezonit turistik, por sërish kemi vazhduar kalendarin e aktiviteteve pavarësisht problemeve.

 

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 65697 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE