Gjysma e rasteve me demencë mund të evitohen duke trajtuar 14 faktorë rreziku!
Më shumë se 55 milionë njerëz në mbarë botën vuajnë nga demenca, numër ky që pritet të trefishohet deri në vitin 2050. Por shkencëtarët sugjerojnë se duke trajtuar 14 faktorë rreziku brenda jetës së njeriut, duke filluar që nga fëmijëria, mund të parandalojnë apo ta shtyjnë sëmundjen gati për gjysmën e rasteve.
U përmendën dy faktorë rreziku, kolesteroli dhe humbja e shikimit, si dhe 12 faktorë të tjerë të cilët janë identifikuar në raportin e vitit 2020. Rreziqe ekzistuese janë, edukimi i paktë, lëndimi i kokës, aktiviteti i paktë fizik, konsumimi i duhanit, konsumimi i shpeshtë i alkoolit, hipertensioni, mbipesha, humbja e dëgjimit, diabeti, depresioni, ajri i ndotur dhe kontakti i paktë social.
Me siguri keni dëgjuar për dietën mesdhetare, atë që përfshin ushqime të përditshme nga të gjitha grupet, kur ato merren në sasinë e duhur, sipas nevojave të çdo personi. Për shumë njerëz, dieta mesdhetare është një dietë standarde dhe, siç është vërtetuar, përfitimet për shëndetin tonë janë të panumërta.
Një studim i kohëve të fundit i botuar në “Nutritional Neuroscience” zbuloi se dieta mesdhetare është e lidhur me një rrezik të reduktuar të rënies njohëse tek gratë.
Me termin ‘rënie kognitive’ i referohemi funksionit të reduktuar të kujtesës, vëmendjes, përqendrimit, shpejtësisë dhe përpunimit të informacionit. Ky përfundim ka të bëjë kryesisht me gratë që kanë mbushur moshën 65 vjeçe.
Dieta mesdhetare përfshin një konsum të lartë të frutave, perimeve, drithërave, bishtajore, arra dhe vaj ulliri, një konsum të moderuar të peshkut dhe shpendëve dhe një konsum të ulët të produkteve të qumështit, mishit të kuq dhe ëmbëlsirave. Kjo lloj diete është e njohur për përmbajtjen e saj të pasur me antioksidantë, të cilët ndihmojnë në luftimin e stresit oksidativ, një proces i dëmshëm që mund të shkaktojë plakjen e trurit dhe Alzheimer.