“Simeone është i drejtpërdrejtë”, Witsel: Tani unë mendoj si një mbrojtës!

vovalbania August 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Simeone është i drejtpërdrejtë”, Witsel: Tani unë mendoj si një mbrojtës!

Axel Witsel është shndërruar tashmë në një qendërmbrojtës të mirëfilltë edhe pse roli i tij natyral është ai i mesfushorit. Belgu, e ka pranuar me kënaqësi detyrën e re të propozuar nga trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone dhe së fundmi shprehet se ndjehet komod në qendër të mbrojtjes. Ndër të tjera, Witsel vlerësoi së tepërmi Simeone-n pasi sipas tij ai është një njeri i drejtëpërdrejtë dhe që ta shprehë në sy atë që mendon.

Witsel u shpreh:

Idea e Simeone-s për të më vendosur në qendër është sepse ai kërkonte që ta luanim më shumë topin në mbrojtje. Ta nisnim aksionin nga poshtë dhe mua në fakt m’u desh pak kohë për t’u përshtatur. Ishte diçka e re, por që tani ndjehem shumë komod në qendër të mbrojtjes.

Më tej, ai shtoi:

Tani në mendjen time unë jam një mbrojtës i mirëfilltë. Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me Simeonen, ai më pëlqen pasi është një person i drejtpërdrejtë. Ai ta thotë në sy atë që mendon, dhe unë kam krijuar një raport shumë të mirë me të.

Diego Simeone është trajneri më i paguar në botë. Argjentinasi drejton Atletico Madrid prej dhjetorit të vitit 2011, teksa përfiton rreth 40 milionë euro bruto në sezon, duke lënë pas Pep Guardiolën dhe Jurgen Klopp.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64056 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE