United ofertë për dyshen e Bayern Munich, bavarezët refuzojnë ofertën e “Djajve të Kuq”!

vovalbania August 02, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
United ofertë për dyshen e Bayern Munich, bavarezët refuzojnë ofertën e “Djajve të Kuq”!

Manchester United pas dyshes së Bayern Munich, Matthijs De Ligt dhe Noussair Mazraoui. “Djajtë e Kuq”, kanë lëvizur edhe zyrtarisht për lojtarët në fjalë duke i dërguar një ofertë klubit gjermanë.

Megjithatë, sipas asaj që raporton shtypi britanik, oferta në fjalë është refuzuar nga bavarezët të cilët pretendojnë të përfitojnë më shumë nga shitja e mundshme e De Ligt dhe Mazraoui.

Kujtojmë se pas dëmtimit të Leny Yoro që sapo u transferua te United, anglezët janë të detyruar të kërkojnë sërish alternative për në qendër të mbrojtjes dhe De Ligt i përmbush parametrat.

Si De Ligt ashtu edhe Mazraoui janë dy lojtarë që Ten Hag i njeh mirë pasi ka bashkëpunuar me ta te Ajax dhe ka dhënë menjëherë aprovimin për transferimin e tyre. Kujtojmë se Ten Hag ka sjellë në Manchester edhe të tjerë ish-lojtarë të tij te Ajax si Lisandro Martinez, Onana apo Antony.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64090 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE