Carlo Ancelotti zbulon klubin ku mund të mbyllë karrierën!

vovalbania August 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
Carlo Ancelotti zbulon klubin ku mund të mbyllë karrierën!

Carlo Ancelotti synon ta mbyllë karrierën e tij si trajner me Realin e Madridit. Të paktën kjo është ajo që synon tekniku italian, i cili së fundmi thekson se nuk e emocionon ideja për të drejtuar një ekip kombëtar dhe për më tepër nuk është i bindur nëse do të mbërrijë oferta e duhur.

“Ideja ime është që Real Madridi të jetë klubi im i fundit. Nëse do të ketë një mundësi për të trajnuar një ekip kombëtar, nuk e di. Por, në parim nuk jam shumë i emocionuar për të drejtuar një ekip kombëtar sepse do të humbisja atë që më pëlqen më shumë, që është jeta e përditshme. Më pëlqen shumë ajo që bëj aktualisht”, u shpreh Ancelotti.

Carlo Ancelotti është trajner Italian futbolli dhe ish futbollist profesionist i cili është aktualisht trajneri i klubit spanjoll Real Madrid. Ai konsiderohet si një nga trajnerët më të mirë dhe të suksesshëm i të gjitha kohërave.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64105 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE