Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroport, Albin Kurti të hënën vizitë zyrtare në Shkup!
![](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2022/02/56-2-150x150.png)
![Incidenti me Vjosa Osmanin në aeroport, Albin Kurti të hënën vizitë zyrtare në Shkup!](https://www.vovmagazine.al/wp-content/uploads/2024/08//incidenti-me-vjosa-osmanin-ne-aeroport-albin-kurti-te-henen-vizite-zyrtare-ne-shkup.jpg)
Kryeministri Albin Kurti, do të jetë të hënën në një vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut bëjnë të ditur mediat kosovare.
Mësohet se kreu i ekzekutivit kosovar do të ketë takime me krerët e shtetit maqedonas, nga homologu i tij Hristijan Mickoski dhe ministrat e kabinetit qeveritar.
Ndërkaq, burimet kanë paralajmëruar një takim edhe me kryeparlamentarin e RMV-së, Afrim Gashi.
Kjo vizitë e Kurtit në Shkup vjen pak ditë pas një incidenti që u shënua në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit me presidenten Vjosa Osmani, e cila po e shfrytëzonte të njëjtin për një udhëtim privat. Incidenti erdhi pasi sigurimi i aeroportit, sipas Zyrës së Presidentes, i kërkoi asaj ta dorëzonte telefonin e saj personal.
Ky incident është konsideruar nga shumë si skandal diplomatik.
MPJ-ja e Kosovës madje i ka dërguar notë proteste Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke kërkuar sqarime dhe informata mbi këtë rast.
Ndërkaq, MPJ-ja maqedonase ka shprehur keqardhje për rastin, teksa ka thënë se janë duke e trajtuar rastin.