Kendall Jenner: “Kam kaluar net të tëra duke qarë…”!
Supermodelja Kendall Jenner mendon se profesioni i saj të bën të ndihesh shumë e vetmuar. Ylli 28-vjeçar është një nga modelet më të njohura dhe më të paguara në botë, por këmbëngul se karriera e saj ka qenë më sfiduese sesa mund ta imagjinojnë disa njerëz.
Bukuroshja tha në podcastin e Emma Chamberlain ‘Anything Goes’: “Nuk do të ulem këtu dhe të them se kam pasur udhëtimin më të vështirë. Mendoj se kam qenë jashtëzakonisht me fat. Por unë gjithashtu kam pasur sfidat e mia, pavarësisht nëse është të qenit e mbingarkuar, apo mosgjetja e një pune që do të kisha dashur shumë ta gjeja.”
Kendall në fakt rrëfeu se qante teksa binte në gjumë, gjatë natës mes vështirësive të saj. “Është shumë vetmuese. Kam pasur net vërtet të errëta ku kam qenë në qytete të rastësishme dhe thjesht qaj në mënyrë histerike teksa bie në gjumë sepse nuk kam qenë në shtëpi prej tre muajsh dhe kam qenë pothuajse vetëm gjatë gjithë kohës.”
Pavarësisht famës dhe suksesit të saj, Kendall ka pyetur vazhdimisht nëse sakrificat që ajo ka bërë kanë qenë vërtet të vlefshme. “Ka pasur shumë momente të caktuara kur them: “Çfarë po ndodh, a ia vlen e gjithë kjo?”. Ndërkohë, Kendall ka pranuar më parë se ka vuajtur nga ankthi që kur ishte fëmijë.
Jenner është një nga modelet më paguara në botë, ndërkohë që është pjesë e një prej familjeve më të famshme siç janë Kardashian-Jenner. Por, duket se supermodelja nuk është edhe aq entuziaste për të gjitha arritjet dhe vlerësimet që ka marrë nga ana profesionale.
Në një intervistë për Vogue, ajo u shpreh se vuan nga sindroma imposter apo e thënë ndryshe, “sindroma e mashtruesit”. ”Unë e kam këtë sindromë, por pse po më ndodh mua? Çfarë bëra për ta merituar?”