“Paris 2024”, atleti Franko Burraj kalon raundin paraeliminator në 100 m!

vovalbania August 03, 2024 0 koment 1 Mund të lexoni në minuta.
“Paris 2024”, atleti Franko Burraj kalon raundin paraeliminator në 100 m!

Atleti shqiptar Franko Burraj e nisi mbarë aventurën e tij në Lojërat Olimpike “Paris 2024”. Burraj mundi të kalojë raundin paraeliminator në garën e 100 metrave dhe ka thyer rekordin personal, teksa regjistroi kohën 10.6 sekonda.

25 vjeçari Burraj garoi në baterinë 3 në garën e 100 metrave. Sprintieri shqiptar doli i dyti në baterinë e tij, teksa i pari u rendit  Noa Jerrel Gary (Mauritani). I treti u rendit Favoris Muzrapov (Taxhikistan), ndërsa i katërti Felix Chun Hei Diu (Hong Kong).

Për më tej, kalojnë automatikisht dy vendet e para të secilës bateri ndërdsa 12 atletëve u bashkëngjiten edhe 4 të tjerë, të cilët do të japin kohët më të shpejta.

Biletë:

vovalbania

Redaktori nuk ka dhënë ende asnjë informacion për veten e tij.

Total 64080 ka shpërndarë postimin.
MEDIAT SOCIALE